E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stravidis: Shqipëria, progres të jashtëzakonshëm në sferën politike, ekonomike dhe ushtarake

Komandanti i Komandës Supreme të NATO-s në Evropë, James Stravidis, përmes një video-konference që u transmetua gjatë ceremonisë të organizuara nga Ministria e Mbrojtjes me rastin e 1-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën Atlantike të Veriut tha se progresi në sferën politike, ekonomike dhe ushtarake në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. “Unë dua t’ju përgëzoj dhe t’ju them se sa të lumtur jemi të shikojmë që Shqipëria është pjesë e kësaj aleance. Kam qenë në Tiranë pesë vjet më parë, dhe progresi në sferën politike, ekonomike dhe ushtarake është i jashtëzakonshëm. Ne jemi krenarë që kemi Shqipërinë në këtë Aleancë”, u shpreh Stravidis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›