Imami: Janë zhvilluar një sërë reformash që kanë përshpejtuar anëtarësimin në NATO
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha sot me rastin e 1-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, se janë zhvilluar një sërë reformash që kanë përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kanë synuar krijimin e një force operative profesionale dhe të dislokueshme. “Gjatë këtij viti ne kemi vazhduar në mënyrë intensive bashkëpunimin me NATO-n në të gjitha nivelet. FA kanë shënuar arritje të dukshme, duke qenë të ndërveprueshme me NATO-n. Ushtarakët shqiptarë në FA kanë vendosur të gjitha energjitë në realizimin e objektivave”, deklaroi Imami.