Arsenali synon Jaja Ture dhe Ben Arfa
Arsenal po përgatit një ofertë prej afro 13 milionë eurosh për mesfushorin e Barcelonës, Jaja Ture. Pas largimit të Matië Flamini te Milani, trajneri Arsen Venger synon të afrojë në skuadër një tjetër lojtar potent në mesin e fushës. Shitja e Lasana Diarra në merkaton e janarit dhe forma jo e mirë e Xhilberto Silvës ka lënë një boshllëk të madh pas shpinës së Çesk Fabregas. Sipas spekulimeve nga Angli, kjo është arsyeja përse "topçinjtë" kanë vendosur të hyjnë në merkato. "The People" theksonte se trajneri francez beson se Ture është në gjendje të ingranohet në skuadër, por më shumë sesa si zëvendësues i Flaminisë, ai shpreson që mesfushori të marrë rolin e Patrik Vieirasë, të larguar në vitin 2005. Në këto gjashtë vitet e fundit, ish-lojtari i Monakosë është përfolur disa herë si objektiv i merkatos, edhe për shkak se vëllai i tij më i madh (dhe njëkohësisht shok skuadre në kombëtaren e Bregut të Fildishtë), Kolo Ture luan me Arsenalin. Ky i fundit duket se do të jetë kapiteni i "topçinjve" në sezonin e ardhshëm, ndërkohë që nën drejtimin e Pep Guardiolës, Barcelona do të hyjë në një fazë të re dhe parashikohet që nga "Kamp Nou" të largohen shumë futbollistë.
Tjetër futbollist i pëlqyer nga Venger është edhe mesfushori i Lionit, Hatem Ben Arfa. 21-vjeçari ka pohuar se është kurioz të shohë se çfarë do të ndodhë, pas zërave që flisnin për interesimin e Arsenalit. Ben Arfa është i pakënaqur te skuadra që në gjashtë vitet e fundit është shpallur kampione e Francës, pasi tekniku Alen Perrin nuk e konsideron si titullar fiks. Lojtari, që të dielën fitoi çmimin si "Lojtari më i Mirë i Ri në Ligën 1", tha për "L‘Equipe": "Nuk mendoj shumë për merkaton. Është e vërtetë që kemi folur për Arsenalin, por tashmë do të shohim se çfarë ndodh. Nëse qëndroj te Lioni do ta bëj vetëm sepse do të luaj. Kudo që të shkoj thjesht vetëm të luaj".