Ibra në fushë për titullin, Materaci drejt pankinës
Interi mund të pësojë ndryshime shumë të mëdha në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Parmës, ku do të përpiqet të mbrojë me "dhëmbë" vendin e parë dhe të sigurojë titullin kampion. formacioni i zikaltërve pritet të pësojë disa ndryshime të rëndësishme në krahasim në ndeshjen me Sienën, mes të cilave edhe rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç mes titullarëve. Suedezi nuk i ka kaluar ende problemet në tendinën e gjurit të majtë, prej të cilit mungon në fushat e lojës që nga ndeshja e 29 marsit kundër Lacios. Por në këtë finale të ethshme të kampionatit, ai ka shprehur gatishmërinë që të zbresë në fushën e lojës dhe një gjë të tillë ua ka konfirmuar edhe pjesëtarëve të stafit teknik. Futbollisti ndien akoma dhimbje dhe do të jetë i detyruar të luajë me një injeksion special të përgatitur nga doktori Alfredson, që e ndjek prej kohësh situatën e tij. Gjatë ditës së djeshme, ai ka udhëtuar drejt Suedisë, për t‘u konsultuar edhe një herë me mjekun personal, i cili pritet ta konfirmojë mundësinë e aktivizimit të tij që nga minuta e parë ndaj Parmës. Përkrah tij pritet të luajë Kruz, ndërsa Baloteli do të jetë zëvendësuesi i titullarëve, pasi në këtë pjesë të fundit të kampionatit është shfaqur shpesh si sulmuesi më në formë mes zikaltërve.
Por në radhët e Interit pritet të ketë edhe mungesa të rëndësishme, ku e para është ajo e Kambiasos, i larguar mes dhimbjeve gjatë ndeshjes me Sienën dhe që nuk do të jetë në gjendje të riaftësohet brenda javës. Megjithatë, një lojtar tjetër po shqetëson më shumë Interin, Marko Materaci. Duket se mbrojtësi do të përfundojë në pankinë gjatë ndeshjes së fundjavës, pasi është bërë objekt sulmesh jo vetëm nga tifozeria, por edhe nga vetë shokët e tij të skuadrës. Mançini do ta komunikojë vendimin e tij përfundimtar vetëm të premten, për të mbajtur të bashkuar grupin, por të gjithë personat pranë ambientit zikaltër duket se janë të bindur për këtë masë ndaj futbollistit që gaboi shumë rëndë ndaj Sienës. Sipas informacioneve brenda grupit zikaltër, pas përfundimit të ndeshjes, Materaci ka qenë në qendër të kritikave të shokëve të tij, që e akuzonin për penalltinë e humbur dhe për faktin që nuk e kishte lënë Kruz ta gjuante atë, ashtu siç kërkonte Mançini. Mes të tjerave, mbrojtësi dhe sulmuesi argjentinas nuk kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit, aq sa është dashur ndërhyrja e disa drejtuesve për të shmangur përkeqësimin e situatës.