Për kë është shteti i ri ?
Në Mashkullorë të rrapi
nga Tirana vjen Mazapi
Thotë: “Me kosë do ta pres
Unë hashashin mes për mes…
…Bote-uji? Do t’i shpojë...
Krisma? Unë do t’i ndaloj
Lini policine të shkojë,
Se ju kuq ju bëj me bojë..!”
Kakaris automatiku
Hashashi, gjethet si fiku
Bimbashi ikën, ndërrohet
Lul’e drogës zbukurohet
“Unë nuk pyes për asnjë shtet
Do lejojmë policinë
Kur ta korr si dua vetë
Kur ta shesim në Janinë...”
Lulëzon si grurë hashashi
nëpër lagje, nëpër hone
Po pse s’flet ky Padishahu
që drejton që prej Tirone?
Padishah o trim me fletë
Pa ec pak këtej hendekut
Shpesh merr zjarr e nis bërtet
Si i thonë, si pushkë e jevgut
Padishah, një pyetje kam
The është koha për ndryshim
Na premtove “shtet të ri”
Ndaj të thamë bujrum o trim…
Padishah, një pyetje kam
Për kë është ky “shtet’i ri”
Për të ndershmit punëtorë
a për gangot që mban ti?
Drogë për ca fletë votimi
Drogë me targa ambasade
Hajt ta shohim trimërinë
Shko zbatoje ligjin sade
O “politikan”, “lider”,
Gangot shtetin tonë e vranë
S’bëhet shtet, o gjeluc plehu
më hundë lesh e huliganë