Ne njihemi përnjëherë: Jemi nervozë e të paduruar!
Jam dakord me përfundimet tuaja për rregullat e pazbatuara të mirësjelljes, për rezistencën e brendshme ndaj fjalëve si të lutem, faleminderit, më fal etj. Është një nga tiparet tona si shqiptarë, një nga ndrydhjet dhe komplekset tona më të mëdha.
E keni pyetur veten pse kudo ku jemi e dallojmë një shqiptar nga fytyra? Sepse pasqyron stres. Ose kur flasim, e shoqërojmë të folurën me fjalë të fryra e me poza. Kur debatojmë bëjmë përgjithësime ‘historike” për këtej e përtej kufijve. Po, është e vërtetë, ne njihemi përnjëherë: Jemi nervozë e të paduruar!