Hulk pret ftesë për Olimpiadë

Sulmuesi i Portos, Hulk pret të jetë pjesë e ekipit të Brazilit për Lojërat Olimpike verore në Londër.
25 vjeçari realizoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Danimarkës në miqësore të shtunën dhe paralajmëroi se pret të përfshihet në skuadër për Londra 2012.
“Selektori është duke na përcjell me vëmendje, dhe vendimi i takon vetëm atij. Ne duhet të shfrytëzojmë çdo rast që na ofrohet. Por, pa dyshim se do të ndihem keq nëse nuk jam pjesë e ekipit për Lojërat Olimpike”, deklaroi Hulk pas ndeshjes.