E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenalit nuk i duhet Mertesacker

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 20:30

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka mohuar mundësinë e transferimit të Per Mertesacker nga Werder Bremen duke insistuar se skuadra e tij nuk ka nevojë për mbrojtës të tjerë.

Reprezentuesi gjerman spekulohej se ishte objektiv i Arsenalit si përforcim për repartin defensiv para fillimit të sezonit të ri.

Por, Wenger ka insistuar se nuk ka nevojë për mbrojtës të tjerë.

“Ne aktualisht kemi katër qendërmbrojtës dhe nuk kemi nevojë për të tjerë” tha Wenger për të përditshmen sportive gjermane Kicker.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›