Franca- mendjen ne Shqiperi
Në të njëjtën mbrëmje që Shqipëria fitoi 3-2 ndaj Malit të Zi në Shkodër, Franca u ndal në fushën e saj 1-1 ndaj një skuadre cilësore si Kili. Pavarësisht një Karim Benzemaje në formë të shkëlqyer, “gjelat” e trajnerit Blank nuk bindën, duke bërë që media e këtij vendi të madh të ngrejë disa pikëpyetje.
Gazeta e madhe sportive, “L’Ekip”, nënvizoi se Shqipëria, por edhe Bjellorusia janë në formën e duhur, janë OK para ndeshjeve eleminatore, ndërsa trajneri Blank e ka mendjen në Tiranë. Jo më kot veçohen, pasi kuqezinjtë do të jenë rivalë të Francës në ndeshjen e radhës, ndërsa bjellorusët janë konkurrentët për vendin e parë, pasi i kanë marrë 4 pikë ish-kampionëve të botës.
Revista e shquar “Frans Futboll”, nënvizon gjithashtu se Shqipria është në formë, pikërisht pas fitores 3-2 ndaj malazezëve në “Loro Boriçi” të Shkodrës. “Frans Futboll” nuk është e bindur që Blank e ka të qartë sesi do të luajë në “Qemal Stafa”, ndaj edhe ngre pyetjen: Çfarë ekipi i Francës do të shkojë në Shqipëri?
Portali në internet, “futboll”, është i pakënaqur me rezultatin ndaj Kilit në Paris, ndaj edhe titullon në formë dyshuese: Një barazim për të përgatitur Shqipërinë.
Së fundi, agjencia e lajmeve AFP, i referohet trajnerit Loran Blank, i cili qetëson publikun edhe pas kësaj ndeshjeje jo shumë të mirë të bluve. “Pas takimit me Kilin, kam përfituar më shumë qartësi sesa paqartësi”, thotë trajneri.
Skuadra jonë përfaqësuese do të luajë ndaj asaj franceze më 2 shtator në Tiranë në orën 21:00, ndërsa më tej, në 6 shtator, do të zhvillojë takimin tjetër të eliminatoreve të Euro 2012-ës ndaj Luksemburgut në fushën e këtij të fundit. Eliminatoret mbyllen me ndeshjet Francë-Shqipëri më 7 tetor dhe Shqipëri-Rumani më 11 të po atij muaji.