E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja shqiptare e basketbollit nis sot ciklin e eleminatoreve te Europianit 2011


Pas një udhëtimi të gjatë, skuadra kuqezi e koshit do të ketë sot përballjen e parë të vitit 2011, për eleminatoret e kampionatit europian. Shqipëria zbret në fushën e Azerbajxhanit me synim për fitore, ndonëse në ndeshjen e parë është mundur me 18 pikë diferencë në Tiranë, ndërsa trajneri Fatmir Cuka e di mirë se do të duhet shumë punë për të rikthyer traditën e shkëlqyer të këtij sporti në vendin tonë.

Pas Azerbajxhanit, skuadra shqiptare do të luajë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ndaj Bjellorusisë më 15 gusht, pastaj udhëton për në Rumani ku do të luajë më 18 dhe mbyll ciklin eleminator me vizitën e Suedisë në Tiranë më 21 gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›