Perotti mbetet në Sevilla

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 20:00
Sevilla ka përjashtuar mundësinë e shitjes së mesfushorit Diego Perotti gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Argjentinasi 22 vjeq spekulohej se kërkohej nga Juventus dhe Liverpool por drejtori sportiv i Sevillas Ramon Rodriguez Monchi ka theksuar se futbollisti nuk është në shitje.
“Nuk kemi marr asnjë ofertë zyrtare për futbollistin por kemi vendosur që të mos e shesim. Ai është futbollist i rëndësishëm për ne dhe nuk do të analizojmë ndonjë ofertë që mund të vjen deri në fund të afatit kalimtar” tha Monchi për mediet spanjolle.