Matthaeus në prag të shkarkimit

Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 16:37
E ardhmja e Lothar Matthaeusit si selektor i Bullgarisë është e rrezikuar seriozisht vetëm një muaj pasi gjermani vazhdoi kontratën e tij deri më 2013.
“Duhet ti japim fund kësaj tollovie” tha nënkryetari i Federatës bullgare të Futbollit, Yordan Lechkov për mediet lokale të dielën.
“Lubo Pened duhet të jetë selektor i ekipit për katër vitet e ardhshme dhe ai nuk duhet të preket gjatë kësaj periudhe” shtoi Lechkov. Matthaeus është nën presion pas humbjeve të fundit në kualifikime për Euro 2012 nga Anglia (3-0) dhe Zvicra (3-1).