E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA mbështet demokracinë në Afrikën Veriore

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, është larguar nga Tunizia, ku mori pjesë në takimin “Miqtë e Sirisë”, së bashku me përfaqësuesit e afro 60 vendeve dhe arriti në Algjeri, për takime me zyrtarët e lartë të këtij vendi.

Clinton u takua me presidentin, Aziz Buteflika dhe me ministrin e Jashtëm, Murad Medelci.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarë, zyrtarja e lartë e Shteteve të Bashkuara tha se ajo po barte porosinë e mbështetjes amerikane për ndryshime demokratike në Afrikën Veriore, ku liderët që kishin sunduar për një kohë të gjatë në Tunizi, Egjipt dhe Libi, ishin përmbysur gjatë vitit 2011.

Në këtë kuadër, Clinton, theksoi se arabët vetë duhet të vendosin vetë për çështjet e tyre.

“Ata duhet dhe meritojnë mundësinë për të marrë vendime për vetveten, pasi kjo është mirë për dinjitet dhe të drejtën e secilit individ dhe është mirë për secilën shoqëri”, tha Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›