Edita konstruktive
Të dilën, ajo ka qëndruar për vizitë në Selinë e NATO’s, me ç'rast është takuar me ambasadorët e vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike dhe të disa vendeve partnere të Aleancës.
Takimi është kryesuar nga Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Artur Kuko, që njëherësh ishte edhe organizator, transmeton KosovaPress.
Zëvendëskryeministrja njoftoi të pranishmit për rrjedhat e dialogut teknik që po zhvillohet në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe pjesëmarrjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tahiri vlerësoi marrëveshjet e arritura si një përparim të rëndësishëm në dialog, por konstatoi se suksesi i vërtet i dialogut qëndron në zbatimin e plotë të marrëveshjeve për të shtuar se Kosova ka qenë palë konstruktive dhe me përgjegjësi ka kryer të gjitha obligimet e dialogut, mirëpo Serbia ka ngecur në obligimet implementuese andaj duhet të që të jetë më serioze në implementimin e obligimeve të marra nga procesi i dialogut teknik që kemi zhvilluar në Bruksel.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në veçanti vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes për menaxhimin e kufirit mes dy shteteve dhe atë për bashkëpunime rajonale që janë kontribut për njohjen reciproke mes shteteve, fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin rajonal.
“Raundi i fundit ishte shumë i vështirë, por vendimet tona si Qeveri e Kosovës tregojnë përcaktimin tonë të qartë për integrime europiane dhe euroatlantike andaj me të drejtë mirëpresim fillimin e procesit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të cilën e konfirmuan liderët evropianë”, ka deklaruar Tahiri.