Arshavin kritikon vetveten

Mesfushori i Arsenalit, Andrei Arshavin ka pranuar se paraqitjet e tij për gjigantin londinez nuk kanë qenë më të mira se “mesatare”.
Pavarësisht fillimit të mbarë të karrierës së tij në Arsenal pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës në sezonin 2008-09, Arshavin ka dështuar të realizojë potencialin e tij të paraqitjeve për Zenit St Petersburgun dhe Rusinë.
Përforcimi që kushtoi 15 milionë funte është përballur me kritika të shpeshta nga tifozët këtë sezon ndërsa paraqitja e tij kundër Marseilles në Ligën e Kampionëve dy javë më parë është veçuar nga disa si ndeshja e tij më e dobët për Arsenalin.
“Të them sinqerisht, mendoj se paraqitjet e mija për Arsenalin kanë qenë mesatare. Kam bërë disa gjëra të mira por nuk e analizojë lojën time në gola ose asistime. E shikojë fotografinë e plotë” tha Arshavin për mediet angleze.