E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i përmirësuar

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka theksuar se skuadra nga Santiago Bernabeu është më e mirë këtë vit sesa sezonin e kaluar, pas fitores 2-0 ndaj Olympique Lyonit në Grupin D të Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Reali kurrë më parë nuk kishte fituar në Stade Gerland, por dy golat nga Cristiano Ronaldo ndryshuan bilancin.

“Jemi përmirësuar këtë vit. Sezonin e kaluar kishim një sezon të mirë, por tani jemi përmirësuar e mund të përmirësohemi edhe më tepër”, tha Benzema për ueb faqen zyrtare të Real Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›