E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kërkon Quagliarellan në vend të Cassanos

Milan mund të paraqet ofertë për sulmuesin e Juventusit, Fabio Quagliarella pas humbjes së Antonio Cassanos për gjashtë muaj kanë njoftuar mediet italiane të enjten.

Cassano duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në zemër dhe nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka thënë se futbollisti do të mungojë për rreth katër deri në gjashtë muaj.

Ndërkohë, spekulohet se Rossonerët mund të fillojnë përpjekjet për transferimin e Quagliarellas i cili aktualisht nuk është duke zënë vend në formacionin bazë të Antonio Contes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›