E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri ka shpresë për Interin

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka lavdëruar ekipin e tij për fitoren 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Lille dhe insistoi se ka ende shpresë në sezonin e tyre.

Gjiganti italian ka bërë start katastrofal në Serie A dhe pas nëntë xhirosh gjendet në pozitën e 17-të, me vetëm 8 pikë.

Por, rezultatet e skuadrës kanë qenë dukshëm më të mira në Ligën e Kampionëve dhe Ranieri ruan besimin. “Ky është një sezon i vështirë për ne, por nuk do të dorëzohemi, dua ta theksoj këtë. Ka ende shpresë”, tha Ranieri për UEFA.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›