Keshi, selektor i Nigerisë

Federata Nigeriane e Futbollit ka emëruar Stephen Keshin për selektor të ekipit kombëtar, ku ish kapiteni zëvendëson Samson Siasian, i cili ishte shkarkuar javën e kaluar pasi skuadra dështoi të kualifikohet për Kupën e Afrikës 2012.
“Keshi presim të kualifikojë ekipin për në Kupën e Afrikës 2013, si dhe Kampionatin botëror 2014 dhe të arrijë së paku deri në çerekfinale të garës në Brazil”, thuhet në komunikatën e Federatës të enjten.
Nigeria përfundoi e dyta në grupin kualifikues për Kupën e Afrikës 2012, pasi dështoi të mposhtë Guinenë në shtëpi në takimin e fundit muajin e kaluar.