E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schweinsteiger mungon deri për Vitin e Ri

Mesfushori i Bayern Munichut dhe i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger i është nënshtruar operacionit në një asht në krah dhe do të qëndrojë jashtë fushës deri për Vitin e Ri.

“Fraktura ishte riparuar me sukses në operacionin e bërë të enjten në mëngjes”, njoftoi Bayerni nëpërmjet një komunikate në ueb faqen zyrtare të klubit. Schweinsteiger ishte dëmtuar pas një përplasjeje me Gokhan Inlerin gjatë fitores 3-2 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.

Bayern njoftoi se Schweinsteiger do të qëndrojë në spital deri të premten e më pas duhet të pushojë tërësisht për dy javë pas daljes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›