Zyrtare: Vëllaznimi rikthen Shoshollin

Pas largimit të Skënder Shëngylit, Vëllaznimi shumë shpejt e ka gjetur trajnerin e ri.
Gjakovarët në krye të shtabit teknik e kanë rikthyer trajnerin e njohur, Ajet Shoshollin, me të cilin në dy sezonet e kaluara, kuqezinjtë i kishin shpëtuar rënies nga Superliga e Kosovës në futboll.
Lajmin e kanë konfirmuar për Express nënkryetari i Vëllaznimit, Agim Koci, por edhe vetë trajneri mitrovicas. Shosholli ka thënë se do ta jap maksimumin që me Vëllaznimin sivjet ta fitoj titullin e kampionit.