E Shtunë, 31 Tetor 2026

United "goditje" të dyfishtë Realit

Manchester United planifikon të bëj goditje të dyfishtë në afatin kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport” francezët e Real Madridit, Karim Benzema dhe Lassana Diarra janë në transfer listën për shitje të trajnerit portugez të “Los Blancos”, Jose Mourinho - dhe dyshja janë kërkuar nga menaxheri i United, Sir Alex Ferguson.

Ferguson e sheh Diarra si një zëvendësim për Hargreaves, ndërsa sulmuesi Benzema ka qenë një kohë të gjatë në objektivat e skocezit.

Presidenti i Realit, Florentino Perez preferon të mbaj Benzeman, por trajneri Jose Mourinho insiston në shitjen e francezit.United janë të gatshëm të paguajnë deri në 30 milion funte për sulmuesin francez.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›