Arshi Pipa, zbulimi intim i De Radës
Arshi Pipa ka treguar i pari çfarë qëndron në thelbin autobiografik të Jeronin De Radës, që na rishfaqet befasues për botën letrare. Rizbulimi i një vepre i titulluar “Adine” ka vënë rishtas në pah dramën e tij si besimtar, por edhe “gay”.
Inferioriteti ndaj të atit e devijojnë nga jeta e vërtetë. Studiuesi arbëresh, Vincenzo Belmonte, zbulon romancën autobiografike të De Radës, duke iu referuar një prej kritikëve shqiptarë, Arshi Pipës. Është një histori e tërë dashurie e nënkuptuar midis dy femrave, duke mbërritur deri në një epilog të mahnitshëm. Artikulli i mëposhtëm është botim ekskluziv në portalin e prof. Luigj Boçe i Universitetit të Kalabrisë, Kosenzë, shkruar nga Vincenzo Belmonte
Arshi Pipa, zbulimi intim i De Radës
(vijon nga numri i djeshëm)
Tani mbetet për të analizuar hapat e mëtejshme. Tek Adine De Rada ka dashur vetëm, nëpërmjet një stimulimi artistik, të nxirrte në pah gjykimin e tij kundër rrymës ose kjo vepër shpreh një përjetim tijin, pra a është në thelb autobiografik?
Arshi Pipa nuk e vë në dyshim: kjo histori dashurie që autori na tregon se është një transfigurim i miqësisë së poetit me Zagarese në Sant'Adriano. De Rada ka zëvendësuar kolegjin me një manastir, ndërkohë që ka këmbyer sekset. Lesbianizmi i historisë i mbivishet pederastllëkut, duke vendosur përfundimisht se feminiliteti dhe maskilizmi brenda tij ndërthuren: një konstante në veprën e tij siç është treguar dhe në shumë raste, në të cilat autori ndërthur ndjenjat e tij në personazhe femërore dhe mashkullore. Raffaele Zagarese ishte një shok kolegji, vetëm rrugëve dhe më pas me një djalosh italian më të vogël se unë, edhe pa miq se ishte i ri aty, uleshim e shkëmbenim mendime aty ku i kishim lënë herën e fundit. Ishte Egli i Rendes, në Circondarion e Cosenza, e shtëpisë Zagarese. I lindur nga një bijë e Baronit të di San Donato, shpirtra të pastër e të vërtetë siç del nga shtëpitë naive.
Duke u nisur nga pohimet e Pipës, shohim analitikisht cilët prej elementëve janë autobiografikë tek Adine.
1.Para së gjithash bëhet fjalë për manastire në të dyja rastet. Në fakt kolegji që frekuentonte De Rada ishte i vendosur në godinat e manastirit të Shën Adrinanos.
2.Në të dyja manastiret shihet ujë nga dritaret. Liqeni i manastirit Giannina, deti (Joini) nga Shën Adriani për të qenë më preciz në veri lindje.
Pozicioni i manastirit të sajuar të Janinës në raport me liqenin (tek “Adine”) është e prerë në pozicionin e Shën Adrianos në lidhje më Detin Jon. Një lapsus elokuent i De Radës konfirmon këtë hamendje. Duke përkthyer nga italishtja një paragraf të Adines që përshkruan rënien në dashuri të dy vajzave shprehet në këtë mënyrë:dhe shihnin mbi krye detin e gjerë e vetmitar. Faktikisht nga manastiri i fantazuar i Janinës autori kishte kaluar mendërisht në manastirin real të Shën Adrianit.
3. Në shënimet autobiografike De Rada shkruan se: “Në këto dy vjet kërkoja të formoja stilin. Në nëntor të 1831 kalova tek Mezzani”. Dy vitet janë parapritës të vitit 1831, d.m.th., vitet shkollore 1829-‘30 dhe ‘30-‘31 për rrjedhojë dhe raporti.
Aktualisht në Pallatin Zagarese është i vendosur dhe Muzeu i Rendes.
Me Zagarenë nisi në fillim të 1829, kur poeti ishte 15 vjeç dhe kish mbetur jetim prej 4 vitesh (1825). Ndërsa Adine takon Stanisën 4 vjet pas vdekjes se të ëmës, vdekje kjo e ndodhur kur ajo ishte vetëm 11 vjeç.
4.Në këtë periudhë De Rada ndjeu një largim të besimit: “miqësia mbushi brenda meje atë boshllëk të besimit të munguar në Jezu Krisht”. E njëjta gjë i ndodh dhe dy mikeshave: “harruan dhe Zotin”.
5. Adine dhe Stanisa ishin bashkë.
Zot të kohës së lumtur‚
“Kokë më kokë në atë hije
Çdo ditë pushonin
Mes qëndismave dhe fjalëve”
“Unë dhe Zagarese në orët e lira, në shëtitjet në hije të pemëve lexonim disa klasikë italianë ose të përkthyer në gjuhë të tjera”
6. Adine dhe Stanisa i kanë flokët e prera shkurt si djemtë... Ky është në realitet se si duhet ti kishin flokët në kolegj De Rada e Zagarese.
7. Në skenën e dasmës ka një përafërsi me Zagorinë që në fakt nuk është një fshat apo mal, por është një krahinë (aktualisht Greqia) afër Janinës. Kjo përafërsi është më shumë një shenjë respekti për mikun Zagarese (shqiptimi deradian nuk është ai shqiptar Zagori, por Xaghori, që i përafrohet shqiptimit të Zagareses).
8. Emrat e Adines dhe Stanisës përbëjnë një aluzion të drejtpërdrejtë me emrat e De Radës dhe Zagareses. Emri i Adinës gjendet në Nata e Krishtlindjeve dhe me Adine.
Sipas Pipës “Nata e Krishtlindjeve” është krijuar pas Adines. Dhe vetë autori, pra, De Rada gjatë enumeracionit që bën në Aut. III, 110, e vendos më vonë, duke mos i vënë shumë rëndësi sekuencës narrative, por datës së kompozimit. Ndër të tjera De Rada në Aut. I, 52, vë në dukje, duke e konsideruar Adinen si veprën e parë pas Milosaos.
Tek Adine emri i protagonistit del në pah, dhe ky fakt nuk është aspak i pakënaqshëm, si rezultat e kësaj sekuence të dyfishtë: Po e vartura Adinë. Është e lehtë të mendosh që fillimisht e pazakonta nuk ishte prezente. Mendoj se De Rada e ka përmendur dhe më parë me emrin Radine protagonisten (Po e vartura Radinë) dhe duke vazhduar kompozimin e veprës ka ndërruar ide, duke zgjedhur emrin Adine, por aluzioni për mbiemrin do të ekzistojë gjithmonë, e cila është më pak e zbuluar. Nga ana tjetër shqiptimi i Zagarese është Xaghariz. Tek Stanisa (Staniza) është i qartë theksi tek mbiemri i lartpërmendur. Të gjithë këto elementë konfirmojnë karakterin autobiografik të Adine, duke qartësuar se Girolamo dhe Raffaele ishin si Adine dhe Stanisa, “dy flakë të të njëjtit pishtar”.
Takimi me Zagarese është i rëndësishëm edhe në një aspekt tjetër, ky takim shpjegon dhe gjenezën e një hobi që e shoqëron poetin për të gjithë jetën. Familja e tij ishte ndër më të pasurat pra me një mirëqenie të mirë, ku sipas Pipës, takimi ndodhi në 1828, por ai nuk na dha prova.
Takimi dhe raporti i ngushtë me një person të rëndësishëm, që i përket dhe një shoqërie të lartë, prodhoi tek ai një ndjenjë inferioriteti. Sepse nga një anë ndihej kryelartë që ishte zgjedhur si mik nga një person i tillë, nga ana tjetër filloi që të ndiente nevojën për të qenë në lartësinë e duhur, edhe në këtë fushë, të partnerit.
Dhe që prej atij momenti ai mbiemrit të tij Rada i vuri parafjalën fisnike De më vonë, ai filloi të rrëmonte në ta shkuarën e tij për stema dhe për të parët e tij me prejardhje fisnike.
Adine shfaq kompleksin e mëtejshëm të autorit. Në këtë vepër është Adine (pra De Rada) që është më fisnik se Stanisa (pra Zagarese). Stanisa thuhet se i përkiste një familjeje të mirëqenë (kishte shërbëtore në shtëpi), ndërsa Adine është as më pak e as më shumë nipi i Skënderbeut, duke qenë bija e Delias, motrës së Donikës, gruas së Skënderbeut.
Dashuria e përkryer në të gjitha rastet është e rezervuar për personat e përkryer, fisnikë në të gjitha drejtimet. Dashuria nuk ishte për njerëzit normalë, por për fisnikët, bijtë e të cilëve kanë marrë një edukim të drejtë dhe që janë të zotë për ndjenja të larta.
Një raport i “veçantë” nuk mund të mos evidentonte dhe të mos tërhiqte vëmendjen e personave të ndryshëm në Italinë e mes viteve ‘800.
Në të vërtetë është e thjeshtë ta mendosh që ishin të pakët ata, që sipas Autobiografisë I, me diferencë klasore dominonin Oreste dhe Pilade (pra dy miqtë e pandarë) dy ushtarët. Sigurisht më tepër ishin ata që përdornin epitete vulgare për të karakterizuar atë lidhje që në kolegj nuk i shpëtonte askujt. Prandaj:
“Dukeshin si yje,
të afërta të shndritshme,
që shpërfillnin të gjitha thëniet e njerëzve”.
Kjo frazë iu referohet kritikave mbi miqësinë e dy miqve. Ashtu si tek Adine flitet për ligësinë e disa murgeshave, që arrinin deri në ndarjen e të dyjave, ky mund të jetë dhe një indikacion i ndonjë mase disiplinore e Sant'Adriano, nga autoritetet e shkollës. Nga kolegji De Rada doli në vitin 1833, pasi u quajt nga shoqëria si person me pak burrëri.
Por këto kritika ishin në një farë mënyre të kalueshme, asgjë përballë gjykimit të të atit. Pjesa e lartpërmendur e citatit, ajo e ëndrrës fillon nga një fakt real, deciziv për jetën e De Radës, aq shumë sa që edhe në librin Skënderbeu vjen me po të njëjta fjalë.
Nuk kishte lidhje me ëndrrën. Babai vuri re lidhjen e veçantë, me të gjithë konseguencat e parashikueshme, se ishte ai Adine (pra De Rada). Por në logjikën narrative të këngës episodi nuk mund të atribuohej me një ngjashmëri psikologjike të një babai të vdekur me shumë mundësi kur e bija ishte akoma shumë e vogël.
Në fakt, i ati i De Radës asistoi në një takim të dy të rinjve. Që prej asaj kohe, të atit të De Radës iu mbush mendja që sjellja e të dyve ishte një sjellje e keqe dhe i kërkoi të birit që të ndërronte udhë.
Për koshiencën e De Radës diversiteti jo vetëm që nuk ishte mëkat por orientim i zotit, paralajmërimet e të atit dhe autoriteti me të cilin i thoshte, duke i bërë të ditur devijimin, për të marrë kthesë drastike në jetë pra që një ditë të martohej. Pra, me fjalë të tjera i ati e detyronte që të hiqte dorë nga qenia e tij e vërtetë.
Një ditar kriptik
Veprat e De Radës mund të konsiderohen, ashtu siç thashë për “Skënderbeu i pafan”, një ditar i kriptuar ose nëse mund ta quajmë ndryshe “rrëfim në kod”. Në çdo faqe ndeshemi në hapësira ku kemi autoportrete, në tentativë të autobiografisë, pranimeve të fajeve përpara një gjyqtari të padukshëm, rrëfimeve (për sa është e mundur të kamufluara) të ndonjë sekreti intim.
Në “Këngët Paramilosiane” asistojmë në histori martesash të trishta, martesa të detyruara dhe të dorëheqjeve nga dashuritë e mëdha për shkak të presioneve.
Dokumenti i parë i rrëfimit në kod i De Radës gjendet në dorëshkrimin e Frascineto i ndikuar nga Altimari si F3. Pas këngës dasmore dhe 42 strofa (Odi nella traduzione
italiana dell’autore, cioe rapsodie popolari piu o meno rimaneggiate) dorëshkrimi mbaron me një pjesë e një strofë (F3 43) prej 13 vargjeve, në të cilat për herë të parë është përfshirë personazhi i Serafinës, e cila prej atij momenti do të jetë kundërfigura e autorit.
Falë përfundimit letrar rrëfimi është i plotë, i qartë saqë përmban në brendësi të gjithë produksionin e ardhshëm të poetit, duke qenë motivi i guidës. Pjesë e një strofe. Në të vërtetë bërthama qendrore e të gjithë produksionit.
Ashtu si në një ëndërr
Serafina e pafat
Lart shikon yjet
Poshtë të cilëve qëndrojnë qytet
Në mes shikohet
Nga veriu në jug
rroba të shpërndara
Dhimbjet e saj i qetësoi
Në pritjen e saj vigjilente
Të jetës tjetër, të vërtetës,
ku dashuria nuk ka pse të fshihet,
aty ku do të ketë djalin e humbur.
Kam përkthyer “atë jetërën jet” me “l’altra vita, la vera”, për të marrë figurën false etimologjike prezente në tekstin shqiptar, që është e papërkthyeshme në italisht.
“Jetërën” duke e afruar me “jet” dukej sikur shmangemi, duke marrë një formë sintagme e tipit “vita, vitalis”. Ndër të tjera roli i mbiemrit është nënvizuar nga përdorimi enfatik i formës së determinuar “jetërën” dhe nga leximi i poezisë, metrika: aat jeetërën jeet (nënvizimi indikon këtu theksin ritmik).
Për Serafinën ose Girolamo jeta e vërtetë nuk është më në këtë botë . Nuk mbetet gjë tjetër veçse të ëndërronin një botë ultratokësore, aty ku të gjitha dëshirat e zotit do të mund të realizohen.
Kurse këtu, këta tutorë të “mekur” nga ana morale, në radhë të parë i ati, e detyrojnë atë që të ndërrojë natyrën e vërtetë të tij, duke vënë maska konvencionale.
Një tekst deri diku i njëjtë gjendet në dorëshkrimet e Kopenhagenit (C 3), aty ku shtohet apo futet dhe Serafina e pafat, duke vëzhguar yjet dhe, harron inatin e prindërve (të cilët e kanë detyruar të martohet).
Duke vëzhguar yjet dhe, harron inatin e prindërve. Edhe kënga ka të njëjtën hyrje: “Nuk mund të lindte vajza e sapo martuar”. Ajo i thotë të birit që sapo lind:
“Dhe unë duhet të lë, në mes të rinisë?
Kushedi se në ç’kozmos do të ikim.
Do iki vetëm. Biri im,
A e njeh ti ime më?
A je ti me të?”
Dhe më një mesazh të papritur vazhdon:
“Kështu Serafina e pafat
harron inatin e prindërve,
shikon yjet, etj.”
Këtu kemi një korrelacion midis së ëmës së De Radës që duke vdekur nga lindja pyet se në çfarë ylli do të ikë dhe vetë De Rada (poshtë gënjeshtrave zhvesh Serafinën) që duke parë yjet pret jetën tjetër, të vërtetën, aty ku dashuria nuk duhet të fshihet.
Për të dyja jeta nuk është më këtu. Nënë dhe bir kanë të njëjtin fat, dhe të njëjtën dëshirë. Girolamo identifikohet me nënën e tij të vdekur, kujtimi i saj është konforti i vetëm. Në C4 (ma gia in Ts 3) i biri e sheh në ëndërr dhe e pyet?
“Ku ke qëndruar për kaq shumë kohë,
Nëna ime, e dëshiruar
Aq shumë në vuajtjet e mia?”
Dhe nëna përgjigjet?
“Unë të kam lindur, bir im.
Në këtë tokë kisha vetëm
Familjen time,
Ju lashë dhe ju humba.
Dashuritë tona janë pa forca
Dhe nuk e shikojnë njëra-tjetrën me mëshirë”.
Dy vargjet e fundit shprehin mirëkuptimin e nënës për jetën sentimentale të të birit.
Përktheu: Altin Vorpsi
(Vijon nesër)