Çabej, vetëm shkencë
A është shkenca shqiptare në shërbim të shoqërisë?! Nëse letërsia këtë gjë e vazhdon prej antikitetit ta bëjë me zhdërvjelltësi ndjenjash dhe gjithë llojet e arteve vazhdojnë të jenë burim jete, shkenca njeh raporte më të ftohta. Për ta ilustruar këtë fenomen, Instituti Alb-Shkenca ka organizuar dje seminarin e dytë të takimit të tretë vjetor. Në mjediset e hotel “Tirana”, shkencat albanologjike kanë pasur si objekt diskutimi “Shkenca shqiptare, në shërbim të shoqërisë”, një takim që vjen në kuadër të 100-vjetorit të gjuhëtarit Eqerem Çabej.
Sesioni i djeshëm shkencor mblodhi shkencëtarë dhe gjuhëtarë nga të gjitha trevat shqiptare, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, duke referuar mbi elementë të ndryshëm të raportit të shkencës me shoqërinë.
Ardian Doka ishte një prej pjesëmarrësve në seminar me kumtesën “Ligjërimi rinor, mes traditës dhe rinisë”, Ismet Osmani me “Ndërrime të eptimit në gegërishtes (Në sistemin emërorë), Muharrem Jakupi me “Në vërtetim të pikëpamjes së Çabej rreth elementit folklorik në poemat e De Radës”, “Vështrimi gjuhësor mbi disa aspekte të poçerisë në rajonin e Devollit” nga Anila Saraçi, “Kontributi i revistës “Përpjekja Shqiptare” për gjuhën, kulturën, dhe identitetin kombëtar”, nga Shkëlqim Millaku, “Mbi tipologjinë e raporteve letërsi-shoqëri: rasti shqiptar”, nga Hamit Xhaferi, “Ndihmesa e studiuesve të Maqedonisë në fushën e dialektologjisë shqiptare”, nga Asllan Hamiti, “Çështje të sinonimisë sintaksore të lidhura ngushtë me përdorimin e gjuhës shqipe”, të Ilirian Martirit e shumë të tjerë.
Ndërkohë që studiuesi Asllan Hamiti shprehu se “është konstatuar se vazhdimësia tokësore e shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan bashkëpërputhet me vazhdimësinë tokësore”, duke shtuar se me kalimin e viteve në studimet dialektore për të folmen shqipe në Maqedoni hetohet një përparim cilësor dhe sasior”. Ndërkohë që prof. dr Hamit Xhaferri thekson se “Letërsia shqipe dhe arte të tjera janë pjesë e pashkëputshme e zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Letrari shqiptar jetoi dhe gjalloi në ambientin e shoqërisë në kohëra dhe rrethana të caktuara dhe detyrimisht në krijimtarinë letrare i pasqyroi synimet, pikëpamjet, vetëdijet dhe pikësynimet e shoqërisë në të cilën jetonte”. Kumtesa e tij synonte të ndriçonte në rastin shqiptar tipologjinë e raporteve letërsi – shoqëri, raporte këto më se thelbësore në procesin e evolucionit historik të një letërsie kombëtare. “Çabej ka meritën e madhe se i dha fund karakterit sporadik në fushën e kërkimeve albanologjike, duke u dhënë atyre tiparet e një dije sistematike, zhvillimi i të cilave gjithmonë e më tepër po zhvendosej nga jashtë, brenda Shqipërisë. Ai pohon gjithashtu se “është vetë Çabej që e vë në dukje origjinalitetin e ri të përftuar”. “Burimet e poezisë popullore shqiptare e të literaturës botërore e pasuruar krijimtarinë poetike të De Radës, po kjo në qenësi mbetet pjella e frymëzimit të tij”.
Moderatorët Kolec Topalli dhe Ali Caka kanë prezantuar kumtimet e studiuesve që merrnin pjesë nga pothuajse të gjitha trevat shqiptare. Intelektualë dhe shkencëtarë kanë prezantuar temat e tyre rreth fushave të ndryshme në aspekte të veçanta të kulturës shqiptare, dialektikës, në fushë e teknikës apo shkencave ekzakte etj.
“Më konkretisht në fushën e albanologjisë janë trajtuar tema që lidhen me dy drejtime të veçanta që ka ky vit, (2008) që është 100-vjetori i Kongresit të Manastirit si dhe 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit të madh Eqerem Çabej”, - është shprehur drejtori i Shkencave dhe drejtues kërkimesh në Fonetikën Historike e Gjuhës Shqipe, Kolec Topalli. “Tematika e këtij seminari ka qenë mjaft e larmishme. Dua të them se ka pasur studime jo vetëm në fusha të ndryshme, duke përfshirë këtu në radhë të parë Albanologjinë, por edhe fusha të tjera të shkencave ekzakte, të shkencave teknike apo qoftë edhe për bujqësi, mjedisin, mjekësi, por në mënyrë të veçantë këtu janë trajtuar edhe probleme të identitetit kombëtar, me pak fjalë ka pasur një trajtim të gjithanshëm të problemeve të ndryshme të shkencave humanitare dhe teknike”, - ka shtuar gjithashtu prof. Topalli. Njëkohësisht janë vënë në dukje edhe aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare në mënyrë të veçantë për gazetarinë për botime të ndryshme, për alfabetet etj. Sipas moderatorit të seminarit të djeshëm veç këtyre ka pasur edhe tema të tjera që i përkasin fushave të dialektologjisë për standardin e sotëm gjuhësor, i cili bëhet për toponiminë historike, duke shtuar se “të gjitha këto kanë arritur shumë, atë gamën e spektrit ku janë trajtuar problematika të ndryshme të jetës shqiptare dhe mendoj se organizimi i këtij seminari ka qenë me vlera shumë të mëdha. Kjo, sepse këtu kanë referuar mjaft shkencëtarë, intelektualë të fushave nga më të larmishme nga vende të ndryshme, ku kanë bërë hulumtime të vyera në vende të ndryshme brenda Shqipërisë, në diasporë, apo edhe jashtë saj”. Ky seminar zhvillohet në Tiranë për herë të tretë nga Instituti i Alb-Shkencave.
Seminari më parë është mbajtur në Prishtinë, ndërsa dy ditë më parë ka nisur ai është mbajtur në Tiranë. Është një shoqatë që përfshin shumë shkencëtarë shqiptarë nga fusha të ndryshme prandaj mendoj se ky lloj aktiviteti do të jetë në vazhdimësi. “Seminari do të vijojë sepse ka një rëndësi shumë të madhe”, * thotë sërish Topalli, ndërsa tregon se sa i përket herës së ardhshme do t’ia lërë kohës se ku do të mbahet dhe deri tani nuk ndonjë informacion të saktë për “stacionin” e radhës. “Vështrim gjuhësor mbi disa aspekte të poçerisë në rajonin e Devollit” e kanë shtyrë referuesen Anila Saraçi, ardhur nga Universiteti “Fan Noli”, Korçë, të evidentojë vendin që kanë zënë zejet në jetën ekonomike shqiptare. Në veçanti Saraçi ka theksuar se “rajoni i Korçës është dalluar në ushtrimin e një sërë zejesh që kanë qenë të lidhura ngushtësisht jo thjesht me jetën materiale, por në veçanti me jetën shpirtërore të popullsisë së kësaj zone. Padyshim që janë mjaft të përmendura qilimat, kalldrëmet, banesat qytetare dhe fshatare, veshjet popullore me qëndisje dhe ngjyra karakteristika, të cilat kanë mbajtur vulën e rajonit në zonat përreth Korçës”. Kjo studiuese iu është referuar pikërisht studimeve shkencore të Çabejt mbi zejet në këtë rajon, duke e lidhur ngushtë me një qytetërim specifik të shoqërisë shqiptare në këtë zonë.