E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekreti i De Radës. A ishte “gay”?!

Jeronin De Rada rishfaqet befasues për botën letrare. Rizbulimi i një vepre i titulluar “Adine” ka vënë rishtas në pah dramën e tij si besimtar, por edhe “gay”.

Është një histori e tërë dashurie e nënkuptuar midis dy femrave, duke mbërritur deri në një epilog të mahnitshëm. Artikulli i mëposhtëm është botim ekskluziv në portalin e prof. Luigj Boçe i Universitetit të Kalabrisë, Kosenzë, shkruar nga Vincenzo Belmonte

Sekreti i De Radës. A ishte “gay”?!

Deri tani mendohej se, ai u fsheh në shekullin XV sepse kjo ishte bota e tij ideale: një mërgim i vullnetshëm në motin e madh. Në të vërtetë koleksioni në të shkuarën ishte vetëm një mburojë që i lejonte atij që të ambientohej, duke mos rrezikuar që ta zbulonin, dramën e tij personale. Veprat e tij janë të gjitha autobiografi, romanet edhe ato janë të kamufluara shumë mirë. Ambientimi në shekullin XV, gjatë periudhës së luftërave, i lejoi atij që të merrte pamjen e një djali të fortë para syve të të atit por që kjo sjellje nuk i shkonte aspak. De Rada i vërtetë ishte kundër në personazhet e tij femërore si Serafina, Annamaria, Adine. Ashtu si Serafina edhe De Rada hoqi dorë nga liria e ndjenjave duke shkelur dashurinë për mikun Zagarese, në emër të dashurisë për Shqipërinë për të cilën ai sakrifikoi jetën dhe të gjithë të mirat materiale.

De Rada ishte grafoman. Shkruante dhe rishkruante veprat e tij i pushtuar nga dëshira për të përsëritur. Shkrimi De Radës i bënte mirë dhe për shëndetin mendor, sepse në këtë mënyrë, megjithëse me shumë kujdes, ai tregonte të patregueshmen, shikohej në pasqyrë dhe drejtonte pulsin seksual drejt sublimitetit. Shkrimi për të ishte terapi. Sipas Kadaresë, e pathëna ishte një nga karakteristikat e stilit të De Radës, i cili në këngët dhe në vargjet e tij arriti që e tij të integronte heshtjen, duke e përdorur atë si një mjet të fuqishëm artistik. Kjo i vjen nga rapsoditë popullore, të cilat janë të çiltra dhe plot lakuna të brendshme. Por burimi i këtij stili vinte dhe nga jeta e tij sentimentale, të cilin e dërgonin në iluzione, gjysmë rrëfime, heshtjeve gjysmë të sikletshme. Shkruante me shumë për t’u fshehur se sa për të treguar diçka duke i treguar të vërtetën vetëm vetes dhe Zagaresës. Në këtë mënyrë ka krijuar një tymnajë përtej së cilës nuk mund ta shtrije shikimin. Këtë gjë e vërteton çështja e interpretimit të skripteve të tij dhe sekreti i ruajtur me fanatizëm për një kohë të gjatë. Për fat të mirë çelësi i të gjithë punës së tij qe vendosur në një vepër të harruar.

Guri i zhveshur i ndërtuesve

Në 1847 De Rada publikoi në Napoli Historitë e Shqipërisë në tri këngë: Annamaria Cominiate, Nata e Këshëndrellave, Adine. Një këngë e katërt (Videlaide) iu bashkëngjit botimit të vitit të mëpasshëm.

E përjashtuar nga trilogjia e veprave kryesore të poetit (Këngët e Milosaos, Serafina Topia, Skëndërbeu i pafat), Historitë e Shqipërisë nuk janë cituar shumë dhe janë lexuar akoma më pak mendo që në ndonjë manual letërsie shqiptare as nuk përmenden. Akoma më e pafat nëse mund të jetë e mundur një gjë e tillë, ishte vepra e Adines, përmbajtja e tij mbase për hir të atdheut është përmbledhur shpesh me një retiçencë tipikë modeste të botimeve të këtij

Adine është historia e vajzës së Delias, mbetur jetime, dora e së cilës u kërkua nga djali i Pashait. Ajo refuzon dhe mbyllet në një manastir ku sëmuret dhe vdes, shumë vonë vjen urdhri për ta liruar nga dukesha e Topiasve.

Më e përditësuar: I njëjti fat tragjik i takon dhe vajzës së Delias, Adines (edhe titulli është i njëjtë më novelën në vargje) e cila pasi ka refuzuar dashurinë e njërit prej djemve të Pashait mbyllet në një manastir në të cilin vdes pas pak kohësh bashkë me shoqen e saj Stanisa

Në veprën më të rëndësishme të Arshi Pipës gjithë përmbajtja ndriçohet me objektivitet shkencor. Adine është një figurë tjetër seksuale. Djali i Pashait është i marrosur nga pamja e saj e mrekullueshme, por vajza krenare nuk do t'ia dijë për lutjet e tij.

Pronat e saj konfiskohen dhe ajo mbyllet në manastir. Një vajzë e bukur nga Cythera është e mbyllur në të njëjtin manastir. Ato bëhen shoqe dhe shpejt miqësia ia lë vendin një marrëdhënie lesbike. Stanisa e puth në buzë ëmbëlsisht Adinën. Puthja e dashurisë është puthja e vdekjes. Adine jep shpirt pas disa ditësh, e ndjekur nga mikesha e saj

Edhe duke e njohur prej vitesh përmbajtjen e dhënë nga Pipa, nuk kam pasur mundësinë të lexoj tekstin deradian deri sa ky i fundit nuk m’u servir nga prof. Altimari për ta përkthyer dhe përfshirë këtë përkthim në Opera Omnia të poetit. Në këtë pikë besoj se është e udhës të rindërtohet çështja e Adinës duke cituar pjesë të teksit të përkthyer.

Skena nis në Delvigno, të dielën e Palmave. Një notë sensualiteti është e pranishme që prej vargjeve të para.

Pranë dhomës së saj

Jetonte një virgjëreshë

nga Citiera, gështenjë, nga e ëmbla Leticia

Krahët, rripi, gjunjët këmbë përmbi këmbë

fytyra e pafajshme dhe e mendueshme duke i parë, shkoi

tek fatlumi të cilit i dha një puthje

Duke përmendur Citerën, ishulli i shenjtë i Venusit, të jep një mundësi për të parashikuar rrjedhën e ngjarjeve. Menjëherë midis dy vajzave lind një simpati reciproke, të cilën De Rada jo vetëm që nuk e dënon, por ai e konsideron origjinë hyjnore, duke e prodhuar një epifonem solemne.

Dashuri, ti flakë nuk je se nga njeriu lind,

ashtu siç dita nuk vjen nga ai,

por një At i ndezi të dyja

dallgët për ju afrohen

fëmijët për të cilët krijoi botën.

Ju hirësitë e jetës, që qielli i bekuar

Ju lidh pas vetes, që ju

e ruani në përjetësi.

Impulsi qiellor i dashurisë mëshirohet në vargjet e mëtejshëm:

Nga guri, ku zoti e haptë,

rrjedhtë burimi.

Duket se njihnin njëra-tjetrën prej kohësh.

Në tingujt që

prej buzëve rridhnin

ishte varur çdo shpresë

dhe merrnin kënaqësi

Mbas pashkëve, me stinën e bukur kanë mundësi që të rrinë gjatë bashkë:

Pastaj e gjithë vera e qetë,

dita gati po zgjat, mëngjesi

gëzim solli

që asnjë baba në tokë s’mund ta shkaktojë

Zot i kohës së lumtur

Kokë më kokë në atë hije

Çdo ditë pushonin

mes qëndisjes dhe bisedave

Dhe të nesërmen prej bisedave

Mbetej një shije e mirë

Të cilën asnjë pëshpëritje njerëzore

Nuk e sjell

O zog që sjell këngën

Përshkruhen më pas flirtet e tyre, ndërsa dashuria e tyre bëhet më e fortë

Në lulëzimin e qershive

Ngjisnin degët fshehurazi

Në mes rebelimit të lehta dhe të guximshme

Më shumë se gratë, urinë nuk e thyenin

Njëra bënte varëse,

tjetra rripa e vathë

dhe plot me dashuri stolisnin njëra-tjetrën

në kasolle

dhe kur kambana lajmëronte

që kishte ardhur fundi i këtij gëzimi

ktheheshin të vrerosura në dhoma

lusnin sytë

të shndritshme dhe faqet

ku kishte mbetur akoma ngjyra e ditës

me mollë dhe qershiza

Rrahjet e ëmbla

Gjoksi i fshihte

Nuk është më e mundur të fshihet dashuria dhe nisin kritikat:

Dhe ja kur po hapen dritaret në kohë

Edhe ditën dhe meqë i kishte Zoti

nën një vështrim të vetëm

shiheshin dhe takoheshin atje, mbi liqen

Pa ndjenja, i gjerë dhe i dhembshur

Flisnin duke qeshur

Murgeshat ziliqare

Që vinin nga shtëpi

Ku dashuria njerëzore prej kohësh mungonte

Ngrohtësinë qesëndisnin

Dhe ndiheshin të përjashtuara prej marrëdhënies së tyre

Hamendësitë zienin

Prej grash mondane

Një degëz fsheh diellin

Që ndriçon kohën

Në këtë tokë të magjishme

Dukeshin si yje të dyja

Që shndrisnin pranë njëra-tjetrës

Pa iu bërë vonë për fjalët e botës

Kur në pallatin përballë po bëhej një dasmë, Stanisa komenton:

Një burrë e një grua po lidhen

Jo si ne, dy flakë

të të njëjtit pishtar

Më pas secila prej tyre tregon një ëndërr të vetën. Kjo është ëndrra e Stanisës:

Unë pashë në ëndërr shtëpinë time më dukej

Se në dhomën e saj

Flinte im atë dhe dritën

E kishin mbyllur në dhomën ngjitur

Shërbyeset nuk ishin

Në ishim aty vetëm tek këmbët e shtratit

Ku e mbështetur vajtoja

Ti shume e rreptë më flisje:

Me hap të bindur

Unë nuk tërhiqem, më kërkon dorën

Zoti i gjithëpushtetshëm dhe unë shkoj

Se kemi lindur në familje

Të huaja për njëra- tjetrën

Ati yt prej kohësh na mban të ndara

Dhe s’kam me shpresë që te ti do kthehen

Kohërat e mëparshme (të shkuara)

Po unë me kë të rri,

Kujt do ia fal dashurinë time veç teje

Ky qe fati im dhe shtëpia ku Linda

Ti e ashpër më braktis- Po, po shkoj

Nëse nuk më premton- Çfarë?

Atëherë u shfaq im atë

Bijën e të cilit ti po joshje

6

Më sytë që më copëtonin shpirtin

Dhe ai vështronte me dyshim

Që shijet çdo herë

Me mua krahasoje

Bija e tij e vetme

Dy mikeshat ndahen dhe rishihen në kishë një të diel. Më pas Adine zë shtratin dhe ditën e rrëshajave hedh lule nga dritarja mbi Stanisën që merrte pjesë në festime.

Një natë Adinë në gjendje kllapie beson se ka përballë mikeshën. Kjo në fakt një natë më pas vjen ta takojë tinëz: Adinë e squll nënkresën me lot

Stan. Mos qaj

Ad. Po…po pushoj..duket se po zbardh

dhe pasi të ikësh ti në vend të ngashërimit,

domë mbesë veç trishtimi i mendimeve

Hape. Pas pak qielli do vishet në të kaltër

Eja të të lë lamtumirën!

E kuqe flakë në fytyrë erdhi

Me flokët e saj të artë e i dha një puthje në ballë e në buzë

Zemra po i dilte nga kraharori të dyjave

Pas pak ditësh, Stanisa deklaron mbi arkivolin e mikeshës pafundësinë e dashurisë së saj për Adinën dhe vdes dhe ajo.

Unë po vij të rri me ty.

Me dashurinë time

Të pafund si bota ku je ti tani

Le ta dinë të gjithë

Lule joshëse ishe ti

Përballë shumë larvave të zbehta, të adhuruara nga nënat

Dhe gjiri i borës

I ngathërryer prej ankthit për një çast

U plandos

Ajo ra në gjunjë duke u mbajtur me duart e bukura

Në krahët e tharë të saj, duke u rrekur të preke

Qiellin me sy

Në letërsi gjenden autorë që bëjnë kinse se dënojnë marrëdhëniet e konsideruara të jashtëligjshme nga morali dhe të përshkruara prej tij me vetëkënaqësi të dukshme dhe nga të tjerë që as i lënë hapësirë. De Rada nuk fajëson vetëm marrëdhënien e Adinës me Stanisën, por siç duket në tekstet e cituara më lart, më tepër ai ekzaltohet duke e marrë frymëzimin për këtë dashuri nga Zoti, kur natyrshëm na e sjell marrëdhënien si “normale” mes njerëzve të zakonshëm

Pra, De Rada lidhet me një pozicion të patreguar më parë, që i jep sigurinë vetes për të riparë vendin e tij në histori, mbi idenë e homoseksualitetit.

Janë dy pyetje. Si ka mundur Adine të përballojë censurën dhe vuajtjet për të dytën herë dhe të dytin vit? Si është e mundur që nuk ka shpërthyer asnjëherë ky skandal tek lexuesit? Është e vërtetë që De Rada ia dilte mjaft mirë edhe përkthimeve si: mall -amicizia; e dashme - amica; endem më i puthi buzën -le baciò la boça con amore balsamico.

Përktheu: Altin Vorpsi

(Vijon nesër)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›