Mungon avokati; Dështon seanca ndaj Devid Braun
Ka dështuar të mërkurën në Gjykatën e Shkallës së Parë seanca gjyqësore në ngarkim të anglezit Devid Braun, që akuzohet për abuzime seksuale me minorenë.
Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit ligjor të të pandehurit, i cili kërkoi nga gjykata shtyrjen e seancës për javën e ardhshme. 54-vjeçari Devid Braun akuzohet për marrëdhënie seksuale me disa të mitur, që strehoheshin në ish-Qendrën e bamirësisë "Fëmijët e Tij", në Tiranë, të cilën ai e kishte nën administrim. Së bashku me Devid Braun, prokuroria ka marrë në cilësinë e të pandehurit për abuzime seksuale me minorenë edhe dy shtetas të tjerë anglezë.
Me fillimin e hetimeve për këtë çështje, që pasuan me arrestimin afro një vit me parë të të pandehurit Braun, strukturat shtetërore mbyllën edhe Qendrën e Bamirësisë "Fëmijët e Tij".