Arshiu do te flase vete pa dragomane

Politika e Gjuhes ne Shqipnine Socialiste e Arshi Pipes vjen ne shqip ne momentin kur Qendra e Studimeve Alabanologjike pergatitet per konferencen mbi gjuhen standarte
Arshi Pipa pas Kongresit Gegerishtja praktikisht e vdekur
Ky liber duhet te ishte shkrue kohe m pare kur debatohej dhe vendosej ceshtja e standartizimit te gjuhes shqipe. Por ne ate kohe une ndodhesha ne burg sepse kisha fye regjimin Stalinist. Vjet m vone ne mergim puna ime studimore qe kushtzue prej detyrimesh profesionale si italianist qe isha. Dhe kur ne vjetet 60 e ktheva vemendjen kah kultura shqiptare une u dhashe m fort mbas letersise sesa mbas gjuhes. U bana i ndjeshem per punet e gjuhes ne Shqipni prej shkrimesh qe shperndanin mergimtare kroate lidhe me ceshtjen e gjuhes kroate.
Duket se botimi i nje libri qe merrej me ceshtje te shqipes nisur nga
nga vendimet e Kongresit te Drejtshkrimit 1972 i kish mbetur peng Arshi Pipes 1920-1997 deri sa shkroi Politika e gjuhes ne Shqipnine Socialiste Princi 2010.
Libri eshte botuar fillimisht ne gjuhen angleze nga Columbia University Press Nju Jork me 1989. U deshen mbi 20 vjet ti vinte ne dore atyre per te cilet eshte shkruar. Botuesi Myftar Gjana ne prezantimin e librit dje ne Panair bashke me Fehime Pipen motra perkthyesin Primo Shllaku dhe gjuhetaren Ledi Shamku-Shkreli.
Fehimja qe ka qene gjate ne krah te te vellait ne Amerike qe pas arratisjes nga Shqiperia me 1957 me nje ze te vogel e te shtruar tregoi se i vellai tane punen qe e ka ba e ka ba per te miren e ketij vendi. Ajo tregon qe Arshi Pipa nuk u ndal kurre se shkruari as ne kohen e burgut ku shkroi Librin e Burgut e lirikat e me vone kur punonte per futjen e shqipes si folklor si gjuhe dhe si letersi ne shkollen amerikane. Tani vjen ne shqip edhe Politika e Gjuhes ne Shqipnine Socialiste per te cilin zonjes Pipa i vjen mire qe eshte shqiperuar ne dy variante ne gegerisht dhe ne shqipe standarte. Kjo simbolike i sjell ne mendje studiueses Ledi Shamku-Shkrelit thenien e Galileit e megjithate ajo rrotullohet.
Ja ku jemi ne ate moment te komunikimit shqip te cilin shqipja nuk e ka pasur ndonjehere sic e ka sot. Pavaresisht nga standartet e kufijte e paqene komunikimi shqip nuk ka qene ndonjehere ne dite me te mire se sot. Tirana Prishtina Shkupi Ulqini te gjitha trevat ku sot flitet shqip jane ne komunikim me njera-tjetren pa kurrfare pengese. Shqipja sot merr fryme jo vetem me dy mushkerite e veta por edhe me te gjitha indet shprehet Shkreli qe e ka pritur me kohe ardhjen e Arshi Pipes ne gjuhesine shqipe.
Studiuesja si edhe te tjere ne salle mendon qe se pari rendesia e kesaj vepre qendron te botimi ne shqipe i saj sepse me e mira ne te tilla raste eshte qe autori te flase vete.
I nje mendje eshte edhe poeti Primo Shllaku Le te njihet kjo veper e ndaluar e bllokuar si pjesa me radikale me diabolike e Arshi Pipes.
Shllaku tregon se ne kohen kur shkruante vepren Pipa e mendonte ceshtjen e gegerishtes tragjikisht te mbyllur dhe i doli dramatikisht e hapur. Kete e thote vete studiuesi ne parathenien e librit. Sot per sot gegenishtja sht praktikisht e vdekun. Shkatrrimi i saj erdhi mbas nji fushate sistematike terrori kunder individesh e grupesh gege antikomuniste oficere te mbretit Zog mbreti Zog vete ishte gege bashkpuntore te sistemit fashist e nazist shumica gege kleri shumica katolike psuen goditjen ma te rande te nji Partie ateiste intelektuale qe guxuen me i thane jo regjimit Stalinist dhe madje edhe njerz te thjeshte e fshatare qe disi bane nji fare qendrese. Shkurt heqja nga qarkullimi i gegnishtes letrare e gjen spjegimin e vet te antigegizmi m i erret i udheheqjes toske staliniste pohon Pipa.
Te Politika e Gjuhes ne Shqipnine Socialiste Arshi Pipa ben nje analize fonologjike morfologjike mes dy dialekteve ben analiza per Spastrimin e Gjuhes se Njehsuar Letrare ndaj leksikur gege ben krahasime me revolucionet kulturore qe kane ndodhur ne vende te tjera te Lindjes etj. Ai e tregon keshtu shembullin e Rusise
Vetem nji udheheqje gjysme e arsimueme mund ta ndermerrte nji sezone si kjo tue lane jashte kritike edhe vete Stalinin i cili megjithe perziemjen e tij amatoreske ne nje fushe krejt te huej per t e pati mencunine me thane se ndryshimet cilesore ne gjuhe lypin shekuj dhe se nocioni i revolucioneve te befasishme ne fushe te gjuhsise sht qesharak. Sezone sht fjale e papershtatshme sepse shqipja standart sht nji koktejl doktrinash kunderthanese njena prej te cilave sht doktrina e re e Marr-it i cili shpiku idene e revolucionit gjuhsor. Marr-i sundoi mbi gjuhsine sovjetike ashtu sikurse Stalini sundoi shtetin sovjetik. Tingllon mjaft ironike qe ishte Stalini ai qe e shpartalloi Marr-in dhe pikerisht per ate veper prej te ciles gjuhtaret shqiptare thithen argumentat per sajimin e ShNjL Shqipja e Njehsuar Letrare.
Interviste me gjuhetaren Ledi Shamku-Shkreli
Ku qendron rendesia e botimit shqip te kesaj vepre
Qendron ne faktin qe kjo veper vjen mes nesh. Deri ne vitin 90 publikisht ka qene nje grupim njerezish qe anatemonin Arshi Pipen me fjalet e Arshiut por te shkeputura dhe interpretuara sipas oreksit te secilit. Pas 90-es me renien e mureve u ballafaquan dy grupe njerezish disa qe vijonin ta shanin dhe disa qe e mbronin. Me e mira ne te tilla raste eshte qe autori te flas vete. Keshtu qe rendesia e saj ne radhe te pare eshte qe vjen ne shqip. Pra secili nga ne ka mundesine te gjykoje mbasi te kete lexuar Arshiun.
Nuk eshte problemi qe kjo veper nuk ka qene e perkthyer jo ajo mirefilli nuk ka qene Ka munguar si veper krejtesisht. Pervecse ne anglisht ajo ishte e internuar ne nje skaj te dijes. Ndersa tani pose se kthehet ne gjuhen amtare ajo vjen edhe ne logun ku diskutohet per shqipen.
Mendoni se do te riktheje serish diskutime mes gjuhetareve
Keto diskutime kane kohe qe behen e kurre ndonjehere nuk kane qene me te gjalla se sot. Madje nga sa duket do te intensifikohen. Pa keto diskutime as Pipa i ndaluar nuk do ish perkthyer. Me gjate se kudo tjeter komunizmi ketu tek ne ka mbijetuar ne gjuhesi dhe kjo eshte e kuptueshme. Sot qendrimi ndaj gjuhes shqipe nenkupton ne thelb qendrim ndaj demokracise.
Ne ceshtjen e demokracise se gjuhes Arshi Pipa nuk ka qene i vetem. Krahas tij Koliqit Camajt etj kane qene edhe mjaft autore te huaj po vecoj syresh amerikanen Janet Byron te cilet ne kete proces normezues qe do te krijonte nje standart tjeter nga ai i Komisise Letrare analizuan vullnetin ideologjik qe shperfilli pa kriter argumentin shkencor.
Nje mit i genjeshtert i ndertuar nga komunizmi dhe i perkrahur fatkeqesisht nga lagjja e re e gjuhetareve shqiptare qe qe clirimi i vendit e gjeti shqipen pa standart zyrtar.
Ne fillim kjo nuk u tha me pas u peshperit nen ze dhe me shuarjen e gjuhetareve te medhenj zuri vend si teze a priori. Duket absurditet por ky mit i rrejshem gjallon ende sot.
Kur nje gjuhe standartizohet natyrisht jane pranuar ne pergjithesi kriteret e Garwinit nder te cilet vetem njeri eshte politik. Por nuk mundet dot qe njeri nder kriteret ai politiku te diktoje edhe mbi kriteret e tjera te cilat kane natyre gjuhesore historike gjeografike etj. Kjo sjell pashmangesisht anomali gjuhesore. Anomali prej te cilave sot te gjithe qahen ndonese nga pozicione te ndryshme. Gjithsesi ajo qe mbetet eshte se gjuha shqipe paraqet probleme qe duhen zgjidhur.
Me cfare argumentesh i mbron Pipa keto ide ne vepren e tij
Ne kete liber merren ne analize te gjitha argumentet jashte-gjuhesore ose thene shqip argumentet ideologjike te cilat kishin ne baze ate vullnet te mbrapshte politik qe u drejtua me shume force kunder Veriut shqiptar dhe ne menyre te vecante kunder elites shkodrane laike dhe klerike. ka eshte per te ardhur keq dhe qe Pipa ka guximin ta thote eshte se Partia Komuniste e Shqiperise deri ne 1948-en i bente fresk politikes antishqiptare te Jugosllavise segmente te caktuara te se ciles qe ushqeheshin nga ideologji te vjetra serbomadhe i kishin pare elitat tona veriake si pengesen kryesore te depertimit sllav ne zonat e Republikes se Shqiperise qe ata i synonin prej kohesh. Kjo eshte nje e vertete shume e hidhur qe pati peshe te madhe qysh ne krye te heres edhe ne politikat gjuhesore.
Keshtu u krijua nje standart tjeter nga ai kod zyrtar qe ishte ne fuqi deri ne 1944-en. Them kod zyrtar pasi njerez qe kontribuan ne formesimin dhe lemimin e vijuar te e tij sikunder Xhuvani Kamsi Cabej etj nuk guxuan per shkak te objektivitetit shkencor ta shpallnin ate edhe si Norme Letrare Kombetare.
E megjithate edhe pse u rishpik standarti zyrtar gjithsesi nuk kish asnje arsye shkencore qe Norma Letrare ti nenshtrohej me pahir ketij kodi. Ajo nuk u desh barazuar me te pasi ky i fundit nuk eshte nje gjuhe eshte nje varietet i cili mund te sherbeje per te hartuar qe nga manualet e perdorimit te lavatrices e deri te ligjet e larta te shtetit por nuk ka pune me krijesen e shpirtit sic eshte letersia.
Nje argumentim te tille do ta gjeni te vepra e Arshiut do te gjeni te ndara paster keto madhesi te komunikimit e po ashtu do gjeni te zbardhura mekatet e kryera ne gjuhen shqipe si dhe manipulimet e nje politike te mbrapshte gjuhesore e cila duke shperfillur shkencen perzgjodhi si gjuhe letrare vetem nje gjysme te gjuhes shqipe madje me pak se gjysmen. E nuk u mjaftua por duke shkele serish mbi shkencen e barazoi kete varietet me nje trashegimi shume te madhe e shume me te mocme sic eshte gjuha e perbashket shqipe e cila kish funksionuar gjithnje si nje gjuhe letersie.
Kjo ngut antishkencore shkonte ne kah te kundert me ate evolucion te gjate qe sugjeron dija mbi gjuhen apo per ta thene me fjalet e Koliqit shqipja e njesuar duhej tishte nji perftese e vetvetishme e lavrimit te vijuem te cdo kandi.
Nuk ka ngut ne punet e gjuhes. Kur nguti merr fuqi diktuese sic i ndodhi puneve te shqipes eshte thjesht e vetem per shtysa ideologjike dhe keto shtysa Arshi Pipa i merr ne analize kthjellet dhe troc. Ndaj tij do te vijoje me pase qendrime kundra e qendrime pro serish por se paku tash e mbrama Arshiu do te flase vete pa dragomane.