E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsim, Republika Arabe jep bursa studimi

Ministria e Arsimit të Lartë të Republikës Arabe të Egjiptit ofron për shtetasit shqiptarë gjashtë të drejta studimi për formim universitar dhe katër të drejta studimi për formim pasuniversitar në Universitetin e Kajros, për vitin akademik 2008-2009. Programet e studimit janë: Ekonomi biznes, Ekonomi politike, Gjuhë angleze, Gjuhë frënge, Shkenca politike.

Të interesuarit duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, deri në datën 26 nëntor 2008, dokumentacionin e mëposhtëm:

Dëftesën e pjekurisë të shkollës së mesme, certifikatën e lindjes me fotografi, raportin mjekësor, fotokopjen e pasaportës, katër copë fotografi. Dokumentacioni i sipërpërmendur duhet të përkthehet në arabisht dhe të noterizohet. Mësimet zhvillohen në gjuhën angleze, kështu që aplikantët duhet të kenë njohuri shumë të mira të kësaj gjuhe. Pala egjiptiane përballon shpenzimet për tarifën e shkollimit dhe jep një shumë prej afro 80 dollarësh në muaj për akomodimin e studentëve. Shpenzimet e udhëtimit Tiranë - Kajro dhe kthim, si dhe ato të ushqimit përballohen nga vetë studenti. Bursat për studime pasuniversitare jepen kryesisht për ata studentë shqiptarë që kanë kryer studimet universitare në Egjipt.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›