Shëndetësi, bashkëpunim me Maqedoninë
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të homologut të saj, zotit Bujar Osmani, në datat 13-14 nëntor. Kjo vizitë u zhvillua në kuadrin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e shëndetësisë, mes dy vendeve. Aktualisht bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes dy ministrive është i mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2001.
Qëllimi i kësaj vizite ishte marrëveshja që do të fillojë të shtrihet edhe në disa fusha të tjera, si në sigurimin ndërkufitar dhe transportimin e barnave, sektorin farmaceutik, mbrojtjen shëndetësore. Gjithashtu, një pikë e rëndësishme e marrëveshjes ishte bashkëpunimi në trajtimin e pacientëve me dializë në Strugë dhe Dibër të Maqedonisë.
Ministrja e Shëndetësisë, Godo, u shpreh e kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve. "Bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë mjaft pozitiv, sidomos në trajtimin e 20 pacientëve me hemodializë, kërkimin shkencor, shkëmbimin e eksperiencave, si edhe është në interes të veçantë që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në sfera të tjera. Presim që Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë të na ofrojë ndihmë për shkak të zhvillimit të saj më të lartë në fusha të caktuara", tha Godo.