Arsimi 9-vjeçar, brenda vitit shkollat me kabinete informatike
Autori i Lajmit: Red.
Deri tani 44% e nxënësve në arsimin 9-vjeçar mësojnë në kabinete informatike në shkolla
Të gjitha shkollat 9-vjeçare do të pasjisen brenda vitit me kabinete kompjuterike. Kjo nismë do të realizohet në sajë të projektit të Ministrisë së Arsimit që është ai i TIK shkollave, ose i shkollave me Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit. Sipas të dhënave nga Mash deri më sot 44% e nxënësve të arsimit bazë 9-vjeçar, pra 44% e afro 600 mijë nxënësve, kanë në shkollat e tyre TIK-kabiente, apo kabinete informatike ku mësohen përdorimi i kompjuterit, i internetit dhe i teknikave dixhitale. Deri vitin e kaluar asnjë shkollë e arsimit bazë 9-vjeçar nuk ishte pajisur me TIK –Kabinete. Siç kemi deklaruar edhe më parë, në dhjetor të vitit të kaluar, të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm (afro150 mijë) kanë TIK-kabinete në shkollat e tyre. Në vitin 2005 vetëm 7% e tyre e kishte këtë mundësi. Objektivi i Ministrisë së Arsimit është që brenda vitit të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar të pajisen me TIK -Kabinete dhe të furnizohen me internet. Gjithashtu TIK shkollat do të jenë një vatër trajnimi e komunitetit për përdorimin e kompjuterit dhe internetit. Projekti TIK-shkollat është komponent qëndror i nismës madhore të qeverisë për ta përfshirë Shqipërinë në epokën dixhitale.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008