E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Në 3 vjet janë ndërtuar më shumë rrugë se sa në 8 vjet qeverisje

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Minstri i Ekonomisë Genc Ruli ndodhej në Gjirokastër ku inspektoi punimet në disa akse rrugore në ndërtim. Sipas tij me rregullimin e rrugëve do të përfitojnë vendasit dhe shumë biznese

Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës Genc Ruli ka deklaruar dje se qeveria e tij ka ndërtuar e financuar rrugë më shumë se qeveria e mëparshme. “Në tre vjet qeverisje kemi financuar më shumë projekte rrugësh se sa në 8 vjet të qeverisë së mëparshme”, ka deklaruar nga Gjirokastra, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjtikës Genc Ruli, gjatë inspektimit të punimeve në disa akse rrugore në ndërtim. Sipas Rulit përfitues i këtyre projekteve qeveritare është vetë qytetari. "Me rregullimin e rrugëve do të përfitojnë vendasit dhe shumë biznese. Përfitimi nuk është vetëm i zonës, por i mijëra qytetarëve turistë që vijnë nga Tirana, nga Porti i Durrësit dhe nga aeroporti i Rinasit për të vizituar Sarandën". Duke parë rrugët ai u shpreh se investimet në këto akse janë prioritet dhe premtime të qeverisë shqiptare. Aktualisht një ndër akset e rëndësishme ku punohet në këtë zonë është aksi rrugor Kardhiq-Delvinë ku ka përfunduar faza e parë e punimeve dhe javën që vjen pritet të fillojë faza e dytë. Minisitri Ruli bëri të ditur se në zonën e Gjirokastrës ka projekte të rëndësishme sidomos lidhja me superstradën. "Me këtë plotësohet aksi veri-jug. Për të ka përfunduar tenderimi dhe janë përcaktuar fituesit", përfundoi Ruli.

Ky lajm është publikuar: 26/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›