“Më akuzojnë se kam vrarë Remzi Hoxhën, do të vetëvritem”
Autori i Lajmit: Red.
Lefter Basha në tentativën e parë për t u vetëvrarë deklaroi çfarë dinte për vrasjen e biznesmenit, Remzi Hoxha. Para se të vritej Remzi Hoxha, kishte shkuar në banesën e tij dhe ai nuk e njihte atë. Ishte bashëkshortja e tij që kishte njohur me të dhe ja kishte prezantuar si të afërm të saj. “Ka qëndruar një natë në banesën time, më tha se ishte biznesmen dhe ishte së bashku me një person tjetër. Rreth mesnate personi që shoqëronte atë është zgjuar nga gjumi dhe në dorë mbante një pistoletë. Ndërsa, jashtë banesës kishte shumë zhurma. Të nesërmen e kam përcjellë deri në rrugën e Patokut, më tha do iki për Kukës, por iku për Tiranë dhe më falendroi për pritjen që i bëra dhe më tha se do takohemi sërisht, pasi puna ime është biznesi. Sapo jam kthyer në shtëpi kam gjetur në banesë një punonjës të SHIK-ut në atë kohë, një burrë me mustaqe. Më pyetën edhe mua nëse ku iku personi që përcolle dhe çfarë të tha. Unë nuk dija gjë, por pashë se me ta bashkëpunonte gruaja. Pas zhdukjes së Remzi Hoxhës më kanë ardhur përsona civilë dhe më kanë thënë “ti e ke vrarë Remzi Hoxhën!”. Në shtëpi më ka ardhur edhe një punonjës i SHIK-ut së bashku me një person që më tha se jam vëllai i Remzi Hoxhës. Dhe më tha se “ti e di se ku është Remzi Hoxha”. Unë i kam thënë edhe atëherë e them dhe sot se nuk di gjë. Më pas më ka adhur një person dhe më ka thënë se je dënuar me dhjetë vite burg, për vrasjen e Remzi Hoxhës. Unë pikërisht për të gjitha këto, duke qenë i bindur që nuk ka Drejtësi në Shqipëri, kam vendosur të vetëvritem. Po kështu unë jam nga ata persona që në vitin 1997, kam shkuar për të luftuar në Jug dhe gjatë gjithë jetës time kamë punuar me djersë. Çdo ditë më bëjnë presione të ndryshme se do më marrin peng e do të më vrasin. Përderisa nuk ka drejtësi, unë nuk ka përse të jetoj, kam vendosur të vetëvritem”.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008