E Diel, 1 Nëntor 2026

Një tjetër tërmet, një i vdekur dhe 400 të plagosur

Autori i Lajmit: Red.
Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti ka goditur dje Chengdu, kryeqytetin e Sichuan, krahina e jug-perëndimit në Kine. Njërëzit dolën në rrugë në tentativë për t u mbrojtur, duke braktisur zyrat dhe shtëpitë sepse kishin frikë nga shembjet. Duke pasur parasysh nga tërmeti që ndodhi në 12 majin e shkuar. Nga kjo lëkundje sipas burimeve pati një të vdekur dhe 400 të plagosur. Ndërkohë është rritur bilanci zyrtar i viktimave nga tërmeti që goditi Kinën në 12 maj. Numri ka shkuar në 62.664 mijë viktima dhe ka 23.775 mijë njerëz që rezultojnë të humbur. Këtë ka deklaruar sot zëdhënësi i Këshillit të Shtetit në Pekin.
Ky lajm është publikuar: 26/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›