Rektori i UT merr titullin "Honoris Causa"
Rektori i Universitetit te Tiranes, Prof. Dr. Dhori Kule nderohet me titullin "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti i Vlores. Titulli i larte akademik, vjen tete vjet pasi ne vitin 2004, dr.Kule atehere dekan i Fakultetit Ekonomik ne UT, u nderua po nga Universiteti i Vlores "Ismail Qemali" me Medaljen e Mirenjohjes. Motivacioni i dhenies se titullit ishte "Per kontribut te shquar ne fushen e ekonomise si dhe ne fuqizimin e arsimit te larte ne universitetet shqipfolese". Propozimi erdhi nga pedagoget e Fakultetit te Ekonomise dhe Senati Akademik i UV dhe UV dhe u votua ne unanimitet.
Argumentet e titullit
Pedagoget e Keshillit te Fakultetit te Ekonomise se UV, evidentuan se nje kontribut te vecante, dr.Kule e ka ne veprimtarine kerkimore shkencore, akademike dhe sidomos ne kualifikimin e metejshem te pedagogeve dhe celjen e shtigjeve te reja te veprimtarise se fakultetit Ekonomik, si dhe fakulteteve te tjera. "Prof. Kule, i njohur nga bota akademike dhe shkencore si nje nga personalitetet e arsimit dhe te shkences shqiptare, vitet e fundit ka dhene nje ndihmese te vecante ne hartimin e programeve mesimore, arkitekturen e degeve te reja, kualifikimin pasuniversitar te pedagogeve dhe te UV, duke u bere nje mbeshtetje e fuqishme per reformimin e kurrikulave dhe vizioneve te reja evropiane ne ngritjen cilesore te arsimit tone te larte, - u shpreh prof. Dr. Bardhosh Gace.
Rektori i UV
Rektori i Universitetit te Vlores, prof. Dr. Albert Qarri, duke folur ne ceremoni, vleresoi se dr.Kule, eshte nje personalitet i shquar i shkences se ekonomise dhe i arsimit kombetar shqiptar dhe shtoi: "Permasa e kontributit te prof. Kule eshte e shumefishte, me ndikim dhe rezultate te njohura e te gjithepranuara, e shtrire ne kohe dhe ne hapesire. Ajo deshmon nje model moral e profesional te suksesshem, te kultivuar me vullnet, energji, perkushtim, besim, vlera qe shpesh ne kohe krize apo nderrimesh te vrullshme i mungojne shoqerise, sidomos shoqerive ne zhvillim si shoqeria shqiptare, por qe misherohen ne njerez qe kane dinjitetin e aftesine e mrekullueshme te behen pika referimi per soliditetin e tyre njerezor, per dinamizmin e idealizmin e tyre te admirueshem, promovues te liberalizmit e te suksesit akademik, te sendertuar permes nje pune te palodhur". Dr. Qarri theksoi se "titulli qe i akordojme Rektorit te UT eshte shenje e pjekurise institucionale, vetedijes intelektuale dhe akademike te Universitetit te Vlores dhe ndryshimit rrenjesor pozitiv ne te gjitha nivelet, ne strukturen tone akademike dhe administrative".
Rektori i UT
Ne fjalen e tij gjate ceremonise se te premtes ne UV, rektori Kule ka theksuar se vendimi i senatit te Universitetit per ta nderuar me kete titull eshte nje mesazh qe arsimi duhet te jete prioritet absolut per zhvillimin e vendit. "Percjell falenderimet e perzemerta per Keshillin e Fakultetit Ekonomik, departamentin e Drejtesise dhe Senatin Akademik te Universitetit "Ismail Qemali" te Vlores, qe ne muajin e festimeve te 100-vjetorit te Pavaresise se shtetit shqiptar, ne qytetin e flamurit, ne universitetin qe ka nderin te mbaje emrin e madh te kombit tone, te themeluesit te shtetit shqiptar, Ismail Qemali, te vleresohem me titullin e larte "Doktor Nderi" (Dr.H.C.) i ketij universiteti"- tha dr. Kule.
Rektori i UT tha se vendimi i senatit te Universitetit te Vlores eshte mesazh per Shqiperine dhe institucionet e shtetit shqiptar se arsimi eshte dhe duhet realisht te renditet si prioritet absolut per te siguruar e garantuar sot e sidomos per neser, zhvillim social-ekonomik te kombit tone, krah kombeve te zhvilluara te Evropes dhe Botes. Kurse theksoi me pas: "Interesat afatshkurtra nuk duhet te cenojne dhe demtojne ne asnje rast dhe per asnje motiv objektivat dhe strategjite afatgjata te zhvillimit, ne themel te te cilave qendron arsimi cilesor".
Prof.Kule tha se vendimi i Senatit te Universiteti "Isamil Qemali" ne Vlore, eshte nje mesazh qe i drejtohet botes akademike per te mos qene konformiste me zhvillimet, problemet shqetesimet qe mund te kete shoqeria. "Antikonformizmi duhet te jete tipar funksionimi, sjellje e veprimi per boten akademike. Me mire se Vlora dhe vlonjatet qe e kane ne gjak, nuk ka se kush tjeter ta percjelle mesazhin e antikonformizmit, Shoqerite e zhvilluara kane karakteristike sjelljen antikonformiste te botes akademike. Shoqeria jone qe t'i perballoje me lehte sfidat e zhvillimit, ka nevoje qe bota akademike te luaje rol konstruktiv, te jete ambient ku fuqia e lirise akademike te kete ne qender luften per te verteten dhe progresin. Debati shkencor duhet te karakterizoje institucionet e edukimit dhe kerkimit, duke kryer njekohesisht edhe funksionimin social", - tha dr.Kule.
"Sfida e rritjes se cilesise ne arsim, pergjegjesi dhe detyrim"
Duke folur ne ceremonine e dhenies se titullit, dr.Kule u ndal ne zhvillimin e arsimit ne vend. Ai tha se korelacioni ndermjet arsimit cilesor ne te gjitha nivelet, universitar dhe parauniversitar, dhe shoqerive te zhvilluara ne ekonomi e demokraci tashme eshte i rikonfirmuar. Ne keto kushte, - vijoi ai, - sfida e rritjes se cilesise ne arsim eshte nje pergjegjesi dhe detyrim ne vecanti, per ne, qe shoqeria na ka ngarkuar te kujdesemi dhe kontribuojme per kete sektor jetik. Z.Kule evidentoi se kemi nje avantazh ne ushtrimin e pergjegjesive tona ne fushen e arsimit, avantazh qe njekohesisht shton pergjegjesite per punonjesit e arsimit ne te gjitha nivelet. Kurse i vuri theksin faktit se shqiptaret jane arsimdashes, tregues ky, i kultures se trasheguar qe mbi toke e nentoke konstatohet e materializuar ne vepra te zbuluara apo qe presin te zbulohen dhe ne sjelljet e njerezve konstatohet ne tipare specifike shume njerezore. Studiues, sociologe e psikologe te huaj, qe kane kontaktuar me shqiptaret, - vuri ne dukje dr.Kule, - evidentojne nje tipar te vecante, tregues kulture te lashte, qe eshte mikpritja. Se bashku, mikpritja dhe dashuria per arsimin qe jane tipare te popujve me bote te pasur, te popujve te kulturuar dhe per fat te mire ne i kemi gjenetike keto tipare. "Familjet shqiptare, prinderit shqiptare jane te gatshem te perballojne cdo sakrifice per te shkolluar femijet e tyre dhe duan shkollim cilesor. Ndaj, sfida e arsimit cilesor, eshte nje pergjegjesi e shtuar per arsimin ne Shqiperi", - tha dr.Kule.
Vendimi i UV, per ndihme te vyer ne reformim dhe fuqizim te arsimit te larte
Propozimin per dhenie titulli "Doctor Honoris Causa" erdhi nga pedagoget Prof.As. Evelina Bazini, Dr. Filloreta Madani, Dr. Xhiliola Agaraj dhe Doc. Klaudia Guga dhe u miratua nga Keshilli i Fakultetit te Ekonomise se UV e me tej nga Senati Akademik i UV ne unanimitet nga te 19 anetaret. Kurse mori me pas pelqimin edhe te Komisionit te Vleresimit te Titujve Akademike. Motivacioni i dhenies se titullit ishte "Per kontribut te shquar ne fushen e ekonomise si dhe ne fuqizimin e arsimit te larte ne universitetet shqipfolese". Oponente ishin Dr. Bilal Shkurtaj dhe Prof. Dr. Bardhosh Gace. Ata evidentuan se nje kontribut te vecante, dr.Kule e ka ne veprimtarine kerkimore shkencore, akademike dhe sidomos ne kualifikimin e metejshem te pedagogeve dhe celjen e shtigjeve te reja te veprimtarise se fakultetit Ekonomik, si dhe fakulteteve te tjera. Prof. Kule, i njohur nga bota akademike dhe shkencore si nje nga personalitetet e arsimit dhe te shkences shqiptare, vitet e fundit ka dhene nje ndihmese te vecante ne hartimin e programeve mesimore, arkitekturen e degeve te reja, kualifikimin pasuniversitar te pedagogeve dhe te UV, duke u bere nje mbeshtetje e fuqishme per reformimin e kurrikulave dhe vizioneve te reja evropiane ne ngritjen cilesore te arsimit tone te larte, - u shpreh prof. Dr. Bardhosh Gace. "Eshte merite e tij, qe nen udheheqjen e tij dhe te UT ku ai eshte zgjedhur rektor, mjaft pedagoge te UV kane perfituar tituj dhe grada shkencore, duke ndihmuar keshtu ne krijimin e nje stafi te pergatitur", - shtoi dr.Gace.
Shkup
Komuna Cair e shpall "Qytetar nderi" rektorin e UT
Me heret ishte Komuna e Cairit ne Shkup e cila e shpalli "Qytetar nderi" rektorin e Universitetit te Tiranes, profesor doktor Dhori Kule. Dekorata iu dha ne qershor, per kontribut ne avancimin e bashkepunimit arsimor mes Shqiperise dhe Maqedonise, posacerisht me institucionet arsimore shqiptare ne Maqedoni. Kryetari i komunes Cair Izet Mexhiti tha se titulli i nderit per rektorin Kule paraqet mirenjohje per te personalisht, por edhe per kontributin e gjithe arsimdashesve nga Shqiperia ne emancipimin dhe ngritjen kulturore te shqiptareve qe sot jetojne ne kufijte e Maqedonise. Duke shprehur emocionet qe dekorohet nga nje komune e cila aq shume i ngjason qytetit te tij te lindjes Beratit, Dr. Kule tha se titullin nuk e perjeton si mirenjohje personale, por edhe si mirenjohje per paraardhesit e tij ne kreun e Universitetit te Tiranes. Universiteti i Tiranes ka luajtur rol kyc per krijimin e shume kuadrove shqiptare, ne kohen kur arsimi i larte ne gjuhen Shqipe ne Maqedoni ishte i ndaluar. Ne kete universitet kane magjistruar dhe doktoruar mbi 300 kuadro nga Maqedonia. Rektori Kule ka premtuar se bashkepunimi tani e tutje do te vazhdoje me dinamike edhe me te madhe.