“Qeveria do të mbështetesë fermerët dhe blektorët”
16/06/2009 Topallit takon komunarët e Shkodrës
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, rrugëtoi dje sërish në Qarkun e Shkodrës. Në një ditë takimesh elektorale, kryeparalamentarja, nën cilësinë e nënkryetares së Partisë Demokratike, shkoi fshat më fshat, u ndal shtëpi më shtëpi ku u takua me banorët e komunave të Qarkut të Shkodrës. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Topallit, në bisedat që zhvilloi me banorët e këtyre fshatrave të qarkut verior të Shqipërisë numri dy i partisë qeverisëse u premtoi atyre vijueshmërinë e mbështetjes së qeverisë. “Qeverisja e djathtë, ashtu siç e ka dëshmuar këta katër vjet, do të vazhdojë mbështetjen e plotë për fermerët dhe blegtorët, do të fokusohet tek investimet në infrastrukturë si dhe në punësimin, veçanërisht të të rinjve të çdo komune të Shqipërisë”, - theksoi ajo. Ndërsa banorët nga ana e tyre, po sipas të njëjtin njoftim për shtyp, kanë rrëfyer se vitet e fundit këto fshatra kanë marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm falë transformim të infrastrukturës që i lidh ato me rrugët nacionale, investimeve në bujqësi, ndërtimit të kanaleve vaditëse e kulluese. Ky takim i Kryetares së Kuvendit ishte takimi i disatë që ajo zhvillon jo vetëm tani në prag fushatës elektorale, por në mënyrë të veçantë në Qarkun e Shkodrës, ku ajo edhe kandidon për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit. Para pak ditësh ajo u ndal lagje më lagje, shtëpi më shtëpi e veçanërisht dyqan më dyqan për t’u takua me përfaqësues të biznesit të vogël përgjatë rrugëve të Shkodrës. Në takimet me ta Kryetarja e Kuvendit garantoi se në mandatin e dytë punësimi do të jetë në fokus edhe përmes nxitjes së investimeve të huaja dhe mbështetjes për biznesin, veçanërisht biznesin e vogël dhe familjar. Ashtu si banorët e fshatrave të Shkodrës, edhe qytetarët e këtij qyteti vlerësuan se rrugët e reja, ulja e ndjeshme e taksave, furnizimi si asnjëherë më parë 24 orë me energji e ujë kanë ndryshuar imazhin e Shkodrës.