E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi parauniversitar, përcaktohet struktura e re e pagave dhe shtesat për arsimtarët

Rritet paga e grupit për të katër kategoritë e mësuesve. Vendimi i qeverisë përcakton pagat sipas nivelit arsimor

Jonida Tashi

Përcaktohet struktura e re e pagave dhe shtesat e kualifikimit për mësuesit e arsimit parauniversitar. Këta të fundit, do t’i përfitojnë pagat e reja sipas nivelit arsimor, vjetërsisë në punë dhe kualifikimit. Udhëzimi i fundit i Ministrisë së Arsimit, i miratuar edhe nga qeveria, ka përcaktuar kritere të reja për vlerësimin e pagës së arsimtarëve. Ndërsa përsa i përket klasifikimit të tyre në grupe sipas nivelit arsimor, sërish mësuesit do të jenë të ndarë në katër grupe. Sipas vendimit të qeverisë, të botuar edhe në Fletoren Zyrtare, përfitimi mbi pagën është rritur me 1 mijë lekë në muaj, për grupin e parë dhe të dytë, 500 lekë për grupin e tretë, dhe 1300 për grupin e fundit, që është ai i katërt. Por, megjithëse paga e grupit është rritur më shumë për mësuesit që bëjnë pjesë në grupin e katërt, për arsye se kishin pagën më të vogël, sërish rroga më të larta do të përfitojnë arsimtarët që bëjnë pjesë në grupin e parë dhe të dytë.
Pagat
Vendimi i qeverisë përcakton se paga më të larta do të përfitojnë të gjithë mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, të cilët japin 30 për qind të ngarkesës mësimore për lëndë të profilit të tyre. E thënë ndryshe, kjo kategori mësuesish që bën pjesë në grupin e parë do të përfitojë pagën e këtij grupi që është 12 mijë lek në muaj. Në grupin e parë të arsimtarëve do të përfshihen edhe mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin mësim në klasat kolektive të ciklit të parë. Pagë të grupit të parë do të përfitojnë edhe mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për degët Fizikë e Biologji, që japin mësim në klasën e pestë, dy mësues për dy klasa. Të gjithë punonjësit mësimorë me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin më pak se 30 për qind të ngarkesës mësimore me lëndë jashtë profilit do të bëjnë pjesë në grupin e dytë të arsimtarëve. Grupi i dytë i arsimtarëve do të ketë një pagë më të ulët krahasuar me atë të parin. Sipas vendimit të qeverisë, mësuesit që bëjnë pjesë në këtë grup do të përfitojnë mbi rrogën mujore 10 mijë lekë në muaj. Në kategorinë e mësuesve që bëjnë pjesë në grupin e dytë do të përfshihen mësuesit me shkollë të mesme pedagogjike, mësuesit me shkollë të mesme profesionale, ku fitohet specialiteti për mësuesi si dhe punonjësit mësimorë, të cilët kanë mbaruar të paktën dy vite akademike të shkollës së lartë. Arsimtarët e tjerë, që nuk bëjnë pjesë në grupin e parë dhe as në të dytin, do të marrin një pagë grupi më të ulët. Kështu, paga për mësuesit që bëjnë pjesë në grupin e tretë të arsimtarëve do të jenë 8 mijë lekë në muaj, ndërsa për grupin e katërt 6 mijë lekë në muaj.
Vjetërsia
Përveç pagës së grupit dhe rrogës mujore, mësuesit e arsimit parauniversitar përfitojnë edhe shtesa mbi pagë nga vjetërsia e punës dhe kualifikimi. Ekspertët e arsimit kanë vendosur që shtesa për vjetërsi pune në profil të përfitohet pasi të plotësohet koha e duhur për të marrë shpërblimin. Kështu, 5-9 vjet, është vjetërsia e duhur e punës për të fituar shkallën e tretë të kualifikimit. Mësuesit që e kanë fituar atë, kanë mundësinë që të fitojnë një shtese page në masën 5 për qind, si dhe t’u njihet kualifikimi përkatës. Ndërsa për të fituar shkallën e dytë të kualifikimit një mësuesi i nevojiten 10-19 vjet punë. Mësuesit që e kanë fituar shkallën e dytë të kualifikimit, kanë mundësinë që të fitojnë një shtesë page në masën 10 për qind, si dhe t’u njihet kualifikimi përkatës. Ndërsa mësuesit më të suksesshëm, që kanë fituar shkallën e parë të kualifikimit, që kërkon mbi 20 vjet vjetërsi pune, kanë mundësinë që të marrin një shtesë më të madhe page që shkon në masën 20 për qind. Po ashtu, edhe kësaj kategorie mësuesish i njihet kualifikimi përkatës.
Rruga
Shpërblimi mujor për punonjësit mësimorë në arsimin parauniversitar, që punojnë larg vendbanimit të tyre në fillim të vitit shkollor do të jetë si më poshtë. Kur mësuesit punojnë brenda rrethit të tyre, por larg vendbanimit dhe kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, pagesa për rrugën do të jetë deri në 1500 lekë në muaj. Ndërsa në rastet kur mësuesit nuk kthehen brenda ditës në vendbanimin e tyre, pagesa për rrugën do të jetë deri në 4357 lekë në muaj. Për punonjësit mësimorë që e kryejnë rrugën me transport të siguruar nga Drejtoritë Arsimore ose zyrat Arsimore (DRA/ZA), masa e shpërblimit mujor për largësi do të jetë e njëjtë sipas distancës në kilometra. Në rastet kur nuk mund të sigurohet transporti për mungesë infrastrukture, masa e shpërblimit do të përcaktohet në raport me largësinë dhe vështirësinë e rrugës. Ndërsa kur mësuesi ndryshon vendbanim me dëshirën e tij dhe vazhdon të punojë në të njëjtin vend pune, ai përfiton shpërblim për largësi vendbanimi vetëm kur DRA/ZA-të nuk kanë mundësi për zëvendësimin e tij. Për të bërë një ndarje të drejtë të këtyre pagesave, qeveria ka kërkuar nga pushteti vendor (kryeplaku dhe kryetari i komunës ose bashkisë) që çdo në fillim viti mësimor, të evidentohen punonjësit që punojnë larg vendbanimit të tyre nëpërmjet vërtetimeve të pushtetit vendor.

Orët shtesë, 300 lekë një orë në gjimnaz, 250 në 9-vjeçare

Punonjësit mësimorë efektivë, që për nevoja të procesit mësimorë, japin orë mësimi mbi normën e lejuar mësimore do të paguhen për çdo orë mësimore shtesë. Qeveria ka vendosur që në shkollat e mesme një orë mësimi shtesë të paguhet me 300 lekë, kurse në shkollat 9-vjeçare me 250 lekë. Me këto pagesa për çdo orë mësimore do të shpërblehen edhe punonjësit e jashtëm të specialiteteve të ndryshme, që japin mësim në shkollat e mesme, në shkollat teknike dhe profesionale si dhe në kurset e ndryshme (me përjashtim të kurseve, që ngrihen pranë shkollave të larta dhe institucioneve të tjera të kualifikimit të punonjësve mësimorë).

Grupi i parë

Mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, por që japin 30 për qind të ngarkesës mësimore për lëndë të profilit të tyre
Mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin mësim në klasat kolektive të ciklit të parë
Mësuesit me diplomë të shkollës së lartë për degët Fizikë e Biologji dhe japin mësim në klasën e pestë, dy mësues për dy klasa

Grupi i dytë
Mësuesit me shkollë të mesme pedagogjike
Mësuesit me shkollë të mesme profesionale ku fitohet specialiteti për mësuesi
Diplomë mbi shkollën e mesme
Punonjësit mësimorë të cilët kanë mbaruar të paktën dy vite akademike të shkollës së lartë
Të gjithë punonjësit mësimorë të me diplomë të shkollës së lartë për mësuesi, që japin më pak se 30 për qind të ngarkesës mësimore me lëndë jashtë profilit

Vlera e pagës së grupit sipas nivelit arsimor
Grupi Paga në lekë
Ishte Bëhet
1 11000 12000
2 9000 10000
3 7500 8000
4 4700 6000

Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar
EMËRTIMI PAGA MUJORE
PAGA INDIVIDUALE SHTESA E
POZICIONIT
Paga e
grupit
(PG) Shtesa
për
vjetërsi (SHV) Shtesa
për
kualifikimin
(SHK)
1 2 3 4
1 Drejtor i shkollës së mesme, Përgjegjës poligoni
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë
Drejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë
Drejtor në shkollat me probleme të larta mendore
Drejtor i konvikteve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 45 000
2 Zëvendësdrejtor i shkollës së mesme
Përgjegjës i bazës prodhuese
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk shikojnë
Zëvendësdrejtor i institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë,
Zëvendësdrejtor në shkollat me probleme të larta mendore
Drejtor i Qendrës Kulturore
të Fëmijëve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 40 000
3 Drejtor i shkollës 9-vjeçare 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 36 000
4 Drejtor i shkollës fillore klasa I-IV-ërt
Përgjegjës (kryemësues) i shkollës me klasë kolektive
Zëvendësdrejtor i shkollës 9-vjeçare
Përgjegjës sektori në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 34 500
5 Drejtor i kopshtit me ushqim 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 33 000
6 Drejtor i kopshtit pa ushqim 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 3 0000
7 Mësues në shkollat e mesme
Mësues në institutin e nxënësve që nuk shikojnë
Mësues në institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë
Mësues në shkollat me probleme të larta mendore
Inspektor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 33 000
8 Mësues në shkollat 9-vjeçare, klasa I-IX.
Edukator konvikti
Kujdestar konvikti 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 30 000
9 Edukator në kopsht fëmijësh 1 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 27 500
10 Mësues 2 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 24 500
11 Mësues 3 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 24 500
12 Edukator në kopsht fëmijësh 3 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G.
22 500
13 Edukator në kopsht fëmijësh 2 2% e P.G. 5% e P.G.
10% e P.G.
20% e P.G. 22 500

4 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›