Ekspertët: “Leku do të rifitojë pozicionet e humbura ndaj valutave në fund të verës”
Shtimi i valutës në qarkullim pas përfundimit të sezonit do të forcojë lekun. Monedha vendase do të forcohet me kthimin e emigrantëve në muajt gusht-shtator
Ervin KOÇI
Monedha vendase Leku, do ta ketë të gjatë betejën e saj humbëse përball valutave kryesore në tregun e këmbimit. Situata pritet që të normalizohet vetëm pas përfundimit të sezonit veror, ose më saktë në muajt shtator-tetor, kur sasia e valutës që ka hyrë në vend prej ardhjes së emigrantëve dhe prej turistëve do të jetë maksimale. Sipas ekspertëve të bankave, aktualisht monedha vendase është e dobët si pasojë e mungesës së një sasie të konsiderueshme të valutës në treg. Kjo ka bërë që Leku të vazhdojë të tatëpjetën ndaj valutave të tjera dhe kryesisht ndaj Euros. Sasia jo e bollshme e kësaj të fundit në tregun tonë, ka bërë që monedha e përbashkët evropiane të jetë superiore ndaj lekut. Përgjatë gjithë muajve të parë të këtij viti, në mënyrë të vazhdueshme Leku ka humbur pikë ndaj monedhës Europiane dhe sipas specialistëve kjo ecuri negative do të mund të ndalet vetëm në muajt e pushimeve të verës ku kthimi i emigrantëve në vend do të shtojë edhe sasinë e euros në treg. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se që prej një janarit të këtij viti, monedha vendase është zhvlerësuar me 8.85 pikë. Por ekspertët përveç këtyre parashikimeve nuk kanë harruar që të përmendin edhe faktin se Leku përsëri edhe në atë kohë rrezikon që të mor e marrë veten, pasi duhet llogaritur edhe inflacioni që mund të thellohet.
Zhvlerësimi
Në fillim të vitit një euro blihej kundrejt 123.55 lekësh ndërsa në ditën e sotme, një euro kushton 132.5 lekë, ndërsa kulmi i zhvlerësimit të monedhës vendase ka qenë data 27 e muajit të shkuar, kur një euro kushtonte 132.79 lekë. Në një dalje për mediat në ditët e para kur euro filloi të vlerësohej së tepërmi ndaj Lekut, ministri i Financave, Ridvan Bode kishte thënë se “kjo ishte një dukuri e përkohshme dhe se me ndërhyrjen e qeverisë do të vendosej stabilitet në treg”. Dy janë arsyet kryesore me të cilat specialistët e lidhin këtë zhvlerësim të monedhës vendase, ulja e dërgesave të emigrantëve dhe pagesa e kësteve të kredive të marra nga qeveria në euro, duke bërë që sasia e saj në treg të ulet ndjeshëm. “Faturat e kredive të marra për përmbylljen e investimeve publike shlyhet në euro, ndërsa të ardhurat e qeverisë janë në lekë”,- shprehen ekspertët. Duke mbrojtur kredinë më të fundit të marrë nga qeveria në tregun e jashtëm në euro, ndër të mirat e tjera të saj, ministri i Finacave, Ridvan Bode, theksoi edhe ndikimin që do të kishte në kursin e këmbimit futja e kësaj sasie eurosh në tregun vendas. Por deri tani kjo kredi nuk ka dhënë asnjë impakt në tregun valutor vendas nga ku leku vazhdon të humbasë pikë përditë.
Tregtia dhe shërbimet
Ndërsa shumë sektorë të ekonomisë tonë si industria, ndërtimi dhe fasonët janë mbërthyer nga efektet e krizës globale, shërbimet dhe tregtia po bëjnë rezistencë. Sipas raportit të fundit të BSH-së, këto dy degë kanë dhënë edhe kontributin kryesorë në zhvillimin e ekonomisë gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2008, periudhë ku nisën të ndihen pasojat e krizës edhe në vendin tonë. Nga të dhënat rezultojnë se aktiviteti i shërbimeve është rritur me 28.7 për qind, ndërsa tregtia me 23.7 për qind. Por sipas ekspertëve të ekonomisë këta sektorë janë prekur tashmë nga kriza dhe efektet do të ndihen gjatë këtij viti. Sipas ekspertëve, shkalla e ndikimit të krizës në tregti dhe në shërbime është e lidhur me dy faktorë. Tregtia është e lidhur me mënyrën e komunikimit me ekonominë ndërkombëtare. Tregtia ka filluar të ndikohet dhe ka muaj që janë dhënë shenjat e këtij lloji ndikimi. Ndikimi ka ndodhur për shkak të ndryshimit në rritje të çmimeve, ndryshimit të konjukturave si dhe ndryshimit të importit bashkë me produktet edhe me efektet negative që sjell kriza. Ndërsa në sektorin e shërbimeve shkalla e ndikimit do të jetë e sfazuar në një kohë të dytë për shkak të ndryshimit të fuqisë blerëse të klientit. Për shkak të varësisë së madhe të ekonomisë sonë nga mallrat e importit efektet e krizës globale janë të pashmangshme, kjo lidhje bëhet edhe më e forte nisur nga numri i madh i emigrantëve shqiptarë që punojnë jashtë vendit me paratë e së cilave jetojnë me mijëra familje në Shqipëri.
Ecuria e kursit të këmbimit Euro/Lek (grafik)
1 janar- 123.55
1 shkurt- 125.92
1 mars- 129.95
1 prill- 130.90
1 maj- 131.01
29 maj- 132.50
4 Qershor 2009