E Shtunë, 31 Tetor 2026

35-vjeçari grek mbron emigrantin shqiptar duke plagosur policët grek

Policia greke, foto arkiv

Një ngjarje e radhë ka ndodhur në Greqi, ku një 35-vjeçar grek ka mbrojtur një emigrant shqiptar duke  plagosur policët grek dhe në fund ka përfunduar edhe vetë në prangat e policisë. Ngjarja ndodhi në Fthiotidha gjatë natës së kaluar, ku mbetën të plagosur dy policë. Rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm, policia ndaloi një shqiptar në parkun e fshatit Tithorea, pasi emigranti nuk dispononte dokumente që tregonin qëndrimin e  tij të ligjshëm në Greqi. Sapo shqiptari shkoi i prangosur në rajon, mbrapa e ndoqi një çift grek, që mesa duket ishin miq të tij. Një 35-vjeçar grek dhe e dashura e  tij shkuan në rajonin e policisë dhe kërkuan që të lirohet menjëherë shqiptari. Punonjësit e policisë i shpjeguan se kjo nuk mund të ndodhte, pasi emigranti ishte i paligjshëm në Greqi. Mirëpo 35-vjeçari ishte i vendosur të bënte atë që kishte në mendje. Ai filloi të ofendojë policët, duke u thënë se do i dëbonte nga vendi. Më pas filloi të godasë portën për ta thyer që të lironte emigrantin shqiptar. Policët reaguan dhe rajoni u kthye në ring boksi. 35-vjeçari grek në tentativë për të liruar nga burgu të riun shqiptar është ndeshur me tre policët grekë( dy burra dhe një femër) që ndodheshin në rajon. Një polic mbeti i plagosur në këmbë nga goditjet e rënda. Më pas 35-vjeçari grek ra në pranga dhe gjatë ditës së sotme do të shoqërohet në Prokurori. /Newsit.gr/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›