Bastisen lokalin "Visar", gjurmet tradhtojne te dyshuarit
Patos- Policia e Patosit ka vene ne pranga dy adoleshente te cilet pas marrjes se gjurmeve te gjetura ne vendngjarje, kane rezultuar se jane autore te vjedhjes se nje lokali ne qytet. Aleksander Koci dhe Andon Xhepmerka, dyshohet se kane bastisur tre dite me pare lokalin "Visar", qe ndodhet ne rrugen kryesore. Patrulla e Policise se Patosit, mengjesin e se merkures ka pare ne tarracen e lokalit rojen e objektit, i cili pasi kishte konstatuar ngjarjen, po qendronte deri ne ardhje te pronarit. Grupi i eksperteve ka zbuluar gjurme te lena nga autoret, ndersa dje u krye edhe ndalimi i te dyshuarve.
Xh.B.
Xh.B.