E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, gjykata 2 vendime te kunderta

Tirane- Raportet mjekesore, te perdorura kohet e fundit si justifikim per mosparaqitjen ne seance nga ana e avokateve mbrojtes, per te dyshuarit si anetare te "Bandes se Durresit", jane cilesuar dje te ligjshme por edhe te paligjshme nga gjykata. Dy vendime krejt te kunderta jane marre dje nga gjyqtaret qe po shqyrtojne kerkesat e akuzes. Nderkohe qe te cilesuarit si kundershtare nga prokuroria, te pandehurit Lulzim Berisha dhe Endrit Dokle, kane biseduar dhe qeshur me njeri-tjetrin brenda ne kafaz. Dje, procesi gjyqesor ne ngarkim te 16 anetareve, te cilesuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda si anetare te "Bandes se Durresit", eshte shtyre per shkak te mungeses se avokatit Riza Hicka. Mbrojtesi i kishte paraqitur gjykates nje raport mjekesor, ku sqaronte se nuk mund te paraqitej ne seancen gjyqesore per arsye shendetesore. Justifikimi i avokatit eshte cilesuar i paligjshem nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari. Nga ana tjeter gjyqtari ka deklaruar se do te lajmeroje Dhomen e Avokatise per mungesen e mbrojtesve, te cilet jane kthyer ne pengese per zhvillimin e procesit gjyqesor. Vetem 30 minuta pas mbarimit te seances gjyqesore, Gjykata e Krimeve te Renda, ka zhvilluar procesin gjyqesor per sekuestrimin e pronave te te pandehurit Lulzim Berisha, i cilesuar nga akuza si kreu i "Bandes se Durresit". Edhe ne kete proces, mbrojtesi Hicka ka dorezuar te njejtin raport mjekesor, ne te cilen sqaronte arsyet e mungeses ne procesin gjyqesor. Por ne krahasim me vendimin e marre nga kolegu, kryegjyqtari Dritan Hallunaj, e ka cilesuar raportin te ligjshem, ndersa ka shtyre procesin per nje tjeter date. Te pandehurit e "Bandes se Durresit" akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per nje mori ngjarjes te ndodhura ne qytetin e Durresit pas vitit 1997. Me kalimin e viteve, sipas te dhenave hetimore te mbledhura nga prokuroria, kjo bande eshte perfshire ne konflikte mes grupeve rivale brenda saj, duke lene pas shume episode kriminale, mes te cilave vrasje, plagosje, atentate me arme zjarri, te cilat tashme jane bere objekt shqyrtimi per gjykaten. Procesi ndaj te dyshuarve si pjesetare te "Bandes se Durresit", ka mbetur ne momentin ku perpara gjykates do te deshmoje, i penduari Adriatik Coli. Redinalda Caushaj

Kontrata

I penduari i "Bandes se Durresit", Adriatik Coli gezon statusin e bashkepunetorit te drejtesise, pas firmosje se nje akt-marreveshjeje me perfaqesuesit e akuzes. Ai gezon mbrojtje dhe siguri per jeten. Ne seance Coli shoqerohet nga forcat speciale te Briskut, te cilet e rrethojne ne menyre te tille, qe i ai te mos shihet nga te pandehurit e tjere.

Te pandehurit

Lulezim Berisha,

Plaurent Dervishaj,

Indrit Taullari,

Endrit Dokle,

Dritan Coli,

Sardian Sulejmani,

Kujtim Buna,

Altin Olloni,

Elvin Hoxhosmani,

Alban Neli,

Selman Heti,

Spartak Kalthi,

Altin Nikolla,

Kristian Bregu,

Ahmet Ajeti,

Osman Korpuzi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›