Zhvendoset tregu i Fierit, 300 shites ne proteste
Fier- Vendimi i bashkise se Fierit per zhvendosjen e tregut industrial te qytetit, ka hedhur ne proteste rreth 300 persona te njohur si tregtare. Per me se 3 ore grupi ka qendruar para institucionit vendor, pasi kishin mesuar se Keshilli Bashkiak ne mbledhjen e tij, ka nxjerre vendim per largimin e tyre nga tregu. Rreth ores 08:00 ata jane grumbulluar para godines se bashkise, per te kryer nje takim me kryebashkiakun Baftjar Zeqaj. Pasi kane hedhur parulla te ndryshme, nje perfaqesi prej tete personash ka kryer nje takim me nenkryetarin, Jani Fuli. Ai u ka konfirmuar tregtareve se duhet te linin zonen ku shisnin mallrat e tyre pas vendimit te marre per rikonstruksionin e stadiumit te lojerave me dore, si dhe para tij eshte parashikuar nje lulishte, shatervan e park shlodhes. Fuli deklaroi zhvendosjen ne nje tjeter zone dhe godine me kushte komode dhe hapesira te bollshme. "Ky eshte nje vendim dhe do te zbatohet", sqaroi Fuli 300 tregtaret. Keta te fundit jane shprehur kunder vendimit te Keshillit Bashkiak, duke kembengulur qe te qendrojne ne tregun aktual, ku mendojne se ka hapesira me shume. Me pas ata kane kerkuar nje takim edhe me prefektin e qarkut, Shahin Bejdaj, por ai nuk ka qene ne zyre.
Xhemil Beharaj
Xhemil Beharaj