Arsimimi, rritet kalueshmeria
VLORE - Arsimit ne Vlore sipas statistikave eshte shume i dobet. Drejtoria Arsimore e ketij qyteti paraqet shifra te ndryshme per kalueshmerine dhe nivelin. Statistikat e semestrit, tregojne se, ne krahasim me nje vit me pare, kalueshmeria eshte rritur me 3 per qind, ndersa mesatarja vetem me 0.3 per qind. Ajo qe te bie ne sy eshte fakti se sistemi i arsimit privat, ka nje cilesi dhe kalueshmeri me te larte se ai publik, shifer kjo e cila jo gjithmone shkon paralelisht me cilesine reale te nxenesve qe frekuentojne keto shkolla. Nga statistikat e semestrit te pare te ketij viti akademik ne gjithe rrethin, shkollat 9-vjecare publike jane cilesisht me te mira krahasuar me shkollat e mesme, ato kane pasur nje kalueshmeri 90.8 per qind dhe kjo shoqeruar me nje cilesi, qe perkthehet ne note mesatare te nxenesve 7.37 per qind. O. H