Obama komenton marredheniet SHBA-Evrope
Presidenti Barak Obama e shfrytezoi takimin e NATO-s per t'iu drejtuar publikut evropian, si dhe udheheqesve te tij, duke i premtuar per nje epoke te re lidhjesh mes dy aneve te Atlantikut. Obama ka kerkuar gjate takimeve mbeshtetje per strategjine e tij te re per Afganistanin dhe Pakistanin dhe ka bere te njohura planet e tij per arritjen e carmatimit berthamor. Presidenti iu drejtua ne menyre te drejtperdrejte publikut evropian: "Ajo qe ne menduam se ishte e rendesishme ishte qe une te kisha mundesine jo vetem qe te flisja me ju, por edhe qe te degjoja mendimin tuaj, sepse vetem keshtu ne mund te mesojme nga njeri tjetri".
Presidenti pati dhe nje dialog me studentet franceze dhe ata gjermane ne nje arene sportive te Strasburgut ne France. Takimi i ngjante atij te nje fushate elektorale. Dhe me te vertete, ai ishte si nje fushate per te fituar zemrat dhe mendjet e evropianeve. Ishte pikerisht ne ate takim, i cili nuk i perngjante nje konference shtypi zyrtare, ku Obama zgjodhi te bente te njohur nje lajm te rendesishem: "Kete fundjave ne Prage une do te bej te njohur planin, per arritjen e synimit per te pasur nje bote pa arme berthamore", - paralajmeroi kryetari i shtetit amerikan. Obama dha pak hollesi per fjalimin qe do te mbaje te dielen ne kryeqytetin cek. Por ai u tha evropianeve se perhapja e armeve berthamore eshte jo vetem nje problem i Amerikes, por edhe i tyri. "Edhe ne kushtet kur Lufta e Ftohte ka perfunduar, perhapja e armeve berthamore, apo vjedhja e materialit berthamor mund te coje ne zhdukjen e cilitdo qytet ne planetin tone."- tha ai.
Obama i tha nje djali te ri gjerman se kercenimi nga sulmet terroriste nuk eshte pakesuar ngaqe ne Uashington ka nje administrate te re. "Une mendoj se eshte e rendesishme qe Evropa te kuptoje se edhe pse une jam tani president dhe Xhorxh Bush nuk eshte me President, Al Kaida perseri perben kercenim dhe se ne nuk mund te pretendojme se nuk ka me rrezik, sepse Barak Husein Obama u zgjodh President dhe menjehere gjerat do te shkojne mire", - tha Presidenti.
Koke me koke
Para takimit te NATO-s, Obama po ashtu pati takime individuale me Presidentin francez Nikola Sarkozi dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel. Duke folur ne nje konference te perbashket shtypi, Sarkozi tha se Franca e mbeshtet plotesisht strategjine e re amerikane per Afganistanin dhe Pakistanin dhe se do te coje me teper oficere per stervitjen e trupave, qe te punojne me forcat afgane te policise. Te njejten gje tha pak a shume edhe kancelarja Merkel.
Siguria
Ne kufirin mes Frances dhe Gjermanise ku mbahej Samiti, masat e sigurise ishin te forta. Protestuesit kishin kercenuar se do t'i pengonin punimet, por asnje nga protestat nuk u drejtua ndaj Presidentit Obama. Madje, ne qendren e Strasburgut grupe njerezish kishin dale pas barrikadave te sigurise, pikerisht per te pare Presidentin e ri amerikan.