Kapet ne Tirane, i denuari ne Berat
BERAT - Nje 25 vjecar i shpallur ne kerkim nje vit me pare eshte vene ne pranga, mbremjen e djeshme. Rolando Dhimitri, eshte arrestuar nga agjentet e antitrafikut te droges ne kryeqytet, pas informacione te marra ne rruge operative. Sipas policise 25 vjecari kishte ndryshuar identitetin e tij dhe prej disa kohesh jetonte dhe punonte ne kryeqytet. Dhimitri ishte punesuar ne nje firme ndertimi. Arrestimi i tij u be i mundur dje, por ai ishte ne kerkim qe ne mesin e vitit 2007, kur u prangos nje grup trafikantesh te kanabis sativa, mes te cileve rezultonte se bente pjese dhe Dhimitri. I riu u denua, ne mungese 2 vite me pare nga Gjykata e Beratit, me 7 vjet heqje lirie, per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Pas apelimit te ceshtjes Gjykata e Apelit Vlore, me daten 6 dhjetor te vitit te kaluar, e denoi Dhimitrin me 5 vjet burg. E. H