"E vrava per 6 mije euro"
Xhemil Beharaj
LUSHNJE - Eshte rrefyer para gjykates Klodian Premce, i arrestuar per vrasjen Bujar Krasniqit, ne fshatin Gradishte te Lushnjes. Ai ka thene se, Krasniqi i kishte nje borxh prej 6 mije eurosh qe nuk po ja kthente. Gjithashtu Premce ka thene se, viktima e kishte marre disa jave me pare ne nje makine dhe e kishte rrahur, kercenuar dhe e kishte goditur me qyten e pistoletes. Gjykata e ketij rrethi ka vendosur dje te leje ne qeli nen masen e sigurise "arrest me burg", 30-vjecarin Premce, i cili ne fillim te javes vrau dhe me pas dogji nje bashkefshatarin e tij. Seanca gjyqesore per 30-vjecarin u zhvillua ne oren 11:00 te dites se djeshme nen masa te rrepta sigurie.
VRASJA
"Babai im eshte martuar me nje tjeter, e cila na deboi pak dite pas ardhjes ne shtepi. Me deboi mua, vellane dhe motren. Ne u rritem neper te afert", ka deshmuar Premce. Ai ka thene se me viktimen njihej dhe kishte qene vite me pare shok me te. "Mes shume gjerave me kishte edhe 6 mije euro borxh. Ja kisha kerkuar disa here por nuk mi jepte. Nje here, pak jave me pare, se bashku me nje person tjeter me merr ne makine dhe me rrahin. Me qelluan me qyten e nje pistolete edhe ne koke dhe me hodhen ne mes te kater rrugeve. Ai mbante familje fale meje dhe per gjerat qe me kishte borxh nuk kujtohej", ka thene per Klodian Premce. Ai ka treguar gjithashtu se naten e ekzekutimit ishte ne nje lokal me viktimen. "Bujari po luante me disa te tjere domino. Prita qe ai u fut ne shtepi. Morra kallashin dhe rreth mesnates i hyj ne dhome te gjumit. U perlesha me te dhe munda te realizoja ate qe kisha vendosur. Nuk kam pasur qellim te djege femijet. Asnjehere", ka thene 30-vjecari nga Gradishta, Klodian Premce.
MASA
Gjyqtare e ceshtjes ka qene Anila Karanxha, nderkohe qe prokuroria perfaqesohej nga prokurori Skender Mestani. Autori i vrasjes se Bujar Krasniqit ka vendosur qe te mbrohet prej avokatit te percaktuar prej gjykates, Agim Dule. Ka qene prokurori Mestani ai qe ka kerkuar prej gjyqtares gjyq me dyer te mbyllura, kjo per faktin e karakterit te ngjarjes si dhe mosperfundimit akoma te hetimeve. Kjo kerkese e prokurorit eshte pranuar nga gjyqtarja. Ne sallen e gjyqit para ketij vendimi nuk kishte asnje person i afert i autorit apo dhe i viktimes. Autori pertej kangjellave te izolimit ka thene se, "nuk pres njeri te me ndihmoj e vizitoj, pasi edhe jashte nuk me ndihmonte njeri". Gjyqtarja Karanxha ka vendosur qe 30-vjecari Klodian Premce, te qendroje ne qeli nen masen e sigurise "arrest me burg", ne nje burg te sigurise se larte. Autori gjate marrjes ne pyetje ka thene per trupin gjykues se ishte me arsim 8-vjecar dhe punonte ku te mundte, ne ndertim me shume. Premce ka thene se, e ema Vangjelia kishte vdekur gjate lindjes kur ai ishte i vogel.