NATO, e emetuar ne pullat dhe zarfet
Duke iu bashkengjitur atmosferes festive te anetaresimit te Shqiperise ne NATO Posta Shqiptare ne vazhdimesi te emetimit te pulles se pare per kete eveniment me 3 Prill 2008, ka udhezuar te 551 zyrat postare qe ne datat 3-8 Prill te ketij viti i gjithe sherbimi postar te kryhet me pullat e NATO-s. Ne kete menyre te gjithe bashkatdhetaret kudo qe ndodhen neper bote, ne korrespondencen e tyre do te perdorin pullat e emetuara nga Posta Shqiptare ne menyre qe opinioni publik te familjarizohet me faktin se tashme vendi yne eshte pjesetar i Aleances Atlantike te Veriut dhe prania e pullave do te beje cdo shqiptar te jete pjese e krenarise sone kombetare per kete ngjarje te madhe historike e cila e ben Shqiperine pjese integrale te perendimit duke e kthyer ne origjinen e saj historike nga e cila e ndau sistemi komunist. Sic tha dhe Kryeministri Berisha ky eveniment mund te konsiderohet si pavaresia e dyte e Shqiperise dhe ne kuadrin e kesaj atmosfere Posta Shqiptare ka vendosur ne cdo zyre postare e shume ambiente te tjera ne te gjithe Shqiperine postera te cilat jane prodhuar ne menyre te posacme per kete eveniment tejet te rendesishem per te gjithe shqiptaret.