E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia në krizë identiteti, humb edhe me Laçin



Laçi regjistroi një fitore madhështore 3-1 ndaj një Vllaznie tërësisht në krizë identiteti, në një takim të ndjekur edhe nga trajnerët e Kombëtares A, Josip Kuzhe dhe ai i Kombëtares U-21, Artan Bushati. Pas një pjesë të parë të bardhë, fraksioni i dytë foli plotësisht për ngjyrat “bardhë e zi” të Laçit të Stavri Nicës. Golat për laçjanët u shënuan nga Arlind Nora (50’), Emiljano Veliaj (63’) dhe Valdano Nimani (70’). Golin e nderit për Vllazninë u shënua nga mesfushori kosovar Fetim Kasapi (82’).
Kjo ishte edhe humbja e pestë në transfertë e Vllaznisë në po aq takime, duke dhënë një sinjal të qartë se 9-herë kampionia e Shqipërisë ka shumë probleme brenda saj, të cilat nuk mund të korrigjohen me ndërrimet e trajnerëve. Trajneri i Laçit, Stavri Nica, menjëherë pas fitores së bujshme, tha: “E merituam fitoren. Pjesa e parë ishte e barabartë. Vllaznia na vuri në vështirësi. Reaguam pjesën e dytë dhe e kërkuam fort fitoren”. Laçi u ngjit në kuotën e tetë pikëve, ndërkohë që Vllaznia në atë të 7 pikëve.

Ekuilibër në Ersekë, Gramozi
i mësuar me barazimin

Gramozi e Kastrioti ndanë nga një pikë në barazimin e bardhë Ersekë, por me krutanët e kënaqur nga transferua e vështirë kolonjare, për më tepër që në bankinë drejtoheshin në zëvendëtrajneri Shaban Dollaku, teska trajneri i parë, i pezulluari Ramazan Ndreu, e ndoqi ndeshjen nga tribuna.
Edhe pse djemtë e Agim Canajt zhvilluan volum të madh loje, nuk arritën të shënonin në portën e Kastriotit, një skuadër që ashtu si Gramozi ka ardhur këtë sezon nga Kategoria e Parë. Mesa duket, ende Gramozi nuk është ambientuar me mentalitetin e fituesit në Superligë, pasi është skuadra që ka regjistruar më shumë barazime në tetë javët e para, katër të tilla. Trajneri Agim Canaj, pranoi pas ndeshjes se te lojtarët e tij mbizotëron tensioni e skuadra ende nuk e ka gjetur liderin e saj. “Në momente delikate ne nuk kishim lojtarin që të jepte pasin ose të godiste portën dhe megjithatë ajo që më shqetëson është që ne akoma nuk po gjejmë ekuilibrin e skuadrës se shumë lojtarë janë të tensionuar dhe nuk iu përgjigjën siç duhet asaj që ne kërkojmë në fushën e lojës”.
Drejtuesit e Kastriotit, nga ana e tyre shprehën kënaqësinë e marrjes së pikës në transfertë, pasi sipas tyre Gramozi luajti më mirë sidomos në pjesën ë e dytë. “Gramozi na vuri në vështirësi duke luajtur më mirë se ne. Shpresoj që me këtë barazim në transfertë të ngjitim shkallët e klasifikimit”, - tha drejtori teknik i Kastriotit, Sami Shuaipi. Gramozi u ngjit në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Kastrioti në atë të 9 pikëve. Në javën e 9-të, Gramozi do të përballet në Tiranë me Dinamon.

Gramozi-Kastrioti 0-0

Gramozi: Toçi, Kukaj, Peci, Semina, Rustemi (46’ Bajollari), Rexhepi, Babaj, Oliveira (65’ Shaqiri), Lena, Hyseni, Dos Sants (75’ Sadiku). Trajner: Agim Canaj

Kastrioti: Mustafa, Shala (54’ Caca), Grisha, Kalari, Shameti, Isufi, Shenaj, Braho (70’ Teqja), Cacaj, Abazaj, Pema (85’Lila) Trajner: Shaban Dollaku

Gjygjtar: B. Pashaj , D.Rexha , E.Bicaku
Kartonë të verdhe: Kukaj, Bajollari, Hyseni/ Caca

“Terror” në Velipojë, Ada mund Skraparin 7-1

Ada e Velipojës shkatërroi 7-1 Skraparin, pikërisht skuadrën që nga ana e saj kishte mundur Skënderbeun 5-3 në turin e parë e të Kupës së Shqipërisë. Formacioni i Kreshnik Krepit i “terrorizoi” skrapalinjtë falë një triplete të Jurgen Gjinit, por dhe golave të Entrit Nikës, Indrit Tulës, Elidor Doçit e Bledar Përfatit. Golin e flamurit për Skraparin e shënoi Aulet Guri. Ada kishte mundur disa javë më parë Partizanin me rezultatin 5-0, duke qenë skuadra që ka shënuar më shumë gola në 8-të javët e para: 18 të tillë, 8 gola të pësuar. Falë një goli të realizuar nga Armand Mehmetaj në pesëmbëdhjeta minutat e para, Elbasani ja doli të fitojë 1-0 me Memaliajn e vendit të fundit e të ruajë kryesimin e Kategorisë së Parë pas javës së 8-të, tashmë në kuotën e 19 pikëve, një më shumë se Bylisi i vendit të dytë, 18. Bylis arriti një fitore të rëndësishme në transfertë me Luftëtarin, duke fituar 2-0 në Gjirokastër. Dy gola në pjesën e dytë, një i realizuar nga Akamba Hyacinthe dhe një autogol i qëndërbrojtësit të Luftëtarit, Elvis Laze, i siguruan Bylisit fitoren e tretë në transfertë dhe të gjashtën në tetë jave kampionat, duke i ngjitur ballshiotët e Ilir Spahiut në kuotën e 18 pikëve. Bylisi ishte ekipi i vetëm që fitoi në transfertë në shtatë takimet e luajtura, me përjashtim të ndeshjes, Pogradeci-Partizani, që luhet ditën e hënë. Lushnja luajti poker me Burrelin në fitoren 4-0 me matjanët në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë së Parë, por heroi i takimit për formacionin e Artan Banos, ishte kavajasi 30-vjeçar Dorian Bubeqi, i cili realizoi tre nga katër golat e lushnjarëve në minutat 37, 42 e 55. Golin e katërt e shënoi beratasi Klodian Arbëri në minutat e fundit të takimit. Lushnja u ngjit në kuotën e 15 pikëve.

Kategoria e Parë
Java 8,
Të shtunën, 24.10.2009

Kamza-Gramshi 0-0
Lushnja-Burreli 4-0
Elbasani-Memaliaj 1-0
Luftëtari-Bylis 0-1
Besëlidhja-Bilishti 3-0
Ada-Skrapari 7-1
Turbina-Sopoti 3-1

Të hënën, 26.10.2009
Pogradeci-Partizani

Kelmendi, kampione e botës në xhudo

Xhudistja Majlinda Kelmendi është kampione e botës për të reja në peshën -52 kg. Triumfi i sportistes kosovare u arrit në Kampionatin Botëror për të Rinj e të Reja, që po zhvillohet në Paris. Pas medaljes së artë që mori në “tapetin” evropian të Armenisë, Kelmendi, që në këtë eveniment të rëndësishëm mbajti flamurin e IJF-së (Federata Botërore e Xhudos) u ngjit për të dytën herë e para në podium.

26 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›