Ndryshimet në prag zgjedhjesh, për interesa politike
Autori i Lajmit: red.
Socialistët e shohin me dyshim nismën më të fundit të demokratëve për një ndryshim të ri në ligjin “Për legalizimet” me pretendimin se po përpiqen të zhbllokojnë procesin. Deputeti i PS-së, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Flamur Hoxha, pohoi dje se propozimi i bërë është thjesht një zgjidhje parciale dhe jo përfundimtare. “Nuk është një zgjidhje përfundimtare, por një zgjidhje pjesore, si një mundësi për t i dhënë impulse të tjera këtij procesi. Nuk e shikoj si zgjidhje sepse nuk ka shumë që ka kaluar ligji “Për legalizimet” dhe çdo ndryshim duhet të ishte paraparë. Këta deputetë që janë pjesë e komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, që diskutuan më gjerë po edhe të Kuvendit ku u miratua, le t i bënin atëherë ndryshimet”, - tha Hoxha. Si premtime boshe i quan ai dhe të gjitha premtimet e kryeministrit Sali Berisha. “Çdo ndryshim në prag fushate është për interesa politike. Të gjitha deklaratat e Berishës janë aq të fryra dhe më shumë si tullumbace që plasin herë pas here”, - pohoi deputeti i PS-së.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009