Gjykata Administrative, diskutimi pas konsultimit të ekspertëve
Autori i Lajmit: red.
Projektligji i gjykatës administrative, një prej të fundit të reformës në drejtësi, do t i nënshtrohet një tjetër riformulimi. Si kusht për votat e saj Partia Socialiste ka kërkuar që drafti i Ministrisë së Drejtësisë t i nënshtrohet përpunimit nga ekspertët e saj ose të tërhiqet nga dikasteri propozues. Propozimin e bëri anëtari socialist në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino, i cili kërkoi tërheqjen e Qeverisë për këtë draft, me argumentin së është e nevojshme të kryhet debat më i gjerë me grupet e interesit. Partia Socialiste kërkoi gjithashtu që Gjykata Administrative të ketë tre shkallë ankimimi. “Ne jemi gati t u sjellim emrat e ekspertëve tanë, në një tavolinë t i prezantojmë, të bëjnë mbrojtjen përkatëse. Qëndrimi politik, në parim është pro kësaj iniciative dhe qëllimit të kësaj iniciative”, - deklaroi nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Madje ai shtoi se do ta votonte me shumë qejf këtë projekt në momentin që të saktësohen dhe ambientet ku do të kryejnë funksionin gjyqtarët e këtyre gjykatave. Ndërkohë që kategorikisht kundër është shprehur deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho. “Unë te Ministria e Drejtësisë dhe te ky kryeministër nuk kam shpresë për të bërë reforma”, - tha Braho. Projektligji, i cili kalon vetëm me 3/5 e votave, krijon një gjykatë të re, e cila shqyrton çështjet e biznesit dhe të punonjësve të administratës me shtetit. Për të arritur konsensusin politik për draftin në fjalë ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me ekspertët e PS, për të ndryshuar 20 nenet e kontestuara nga ligji. "Do të ishte, besoj, e udhës që të koperoni dhe me ekspertët e prezantuar nga zoti Xhafaj, në menyrë që ky komision të vazhdonte punën, të merrte produktin e ekspertizës, dhe të dialogut juridik dhe të vazhdonim sa më shpejt",- bëri të ditur Enkelejd Alibeaj, ministër i Drejtësisë. Drafti i paraqitur nga Qeveria deri tani ka hasur në kontestime nga Shoqata e Gjyqtarëve, KLD si dhe nga opozita. Gjykata Administrative do te jetë organi që do të shqyrtojë të gjitha mosmarrëveshjet e Qeverisë me biznesin. Përfaqësitë e huaja si “Euralius”, “USAID”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, si dhe një grup ekspertësh të Partisë Socialiste do të paraqesin 6 propozime për përmirësim të draftit, të konsideruar si më i rëndësishmi në reformën në drejtësi. Drafti i paraqitur nga Qeveria deri tani ka hasur në kontestime nga Shoqata e Gjyqtarëve, KLD si dhe nga opozita. Gjykata Administrative do të jetë organi që do të shqyrtojë të gjitha mosmarrëveshjet e Qeverisë me biznesin.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009