Arsyetohet kryetari

Me t’u kthyer nga vizita njëjavore në Angli, kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, e ka ndier si obligim të jap shpjegime para medieve, shkaku që dy ditë më parë një gjë të tillë e kishte kërkuar shoqëria civile, përkatësisht organizata joqeveritare INPO. Dukej ashiqare se vizitën e fundit në Angli, kryetari i Komunës së Ferizajt, e kishte zhvilluar si dashamir i sportit.
Ai ka thënë se ka shkuar në Mançester të Anglisë, ku në ambientet e klubit “Mançester Siti” ka marrë pjesë në hapjen e një turniri të shahut, ku ka vite një bashkatdhetar i yni i mundëson pjesëmarrjen edhe ndonjë ferizajasi në të. Pastaj ka vizituar edhe akademinë e futbollit të “Mançester Sitit”, me shpresë se në këtë shkolë mund të shkojnë edhe të rinjtë nga Ferizaj.
Kryetari Xhemaili ka përmendur edhe emra të pushtetit lokal dhe qendror nga Mançesteri, me të cilët ka pasur kontakte dhe me të cilët ka biseduar për investime të mundshme në komunën e Ferizajt. Të gjitha vizitat e fundit që i ka bërë nëpër shtete të ndryshme, kryetari Xhemaili i ka lidhur me angazhimet e tij për të gjetur donatorë. Madje ai është ankuar që nuk po mund t’i realizojë të gjitha kërkesat për vizita të tilla, ngase po i bëhen shumë. “Jam detyruar që të heq dorë nga vizita për në Turqi dhe në Norvegji, sepse po më bëhen shumë”, ka thënë kryetari Xhemaili.
Ndërsa për shumicën e vizitave ka thënë se shpenzimet i kanë hequr vendet, me ftesën e të cilave edhe ka shkuar, për në Angli ka thënë se nuk ka harxhuar shumë.
“Shpenzimet nuk kanë qenë më shumë se 1 mijë euro, sepse kam qenë mysafir i bashkatdhetarëve tanë atje”, ka arsyetuar kryetari Xhemaili.
Ai ka thënë se nuk ndjen ndonjë obligim që t’i përgjigjet organizatës joqeveritare INPO, por nëse kërkojnë këshilltarët e Asamblesë Komunale, është shprehur i gatshëm që ta bëjë në gjë të tillë.